Politike

Primaret në PD/ Ergin Mataj prezanton kandidaturën për Bashkinë e Lezhës

Mataj zotohet se do të zgjidhë problematikat e qytetit të Lezhës, e cila sipas tij është rrethuar nga ndërtime pa kriter në hapësirat e gjelbërta publike. 

12 Nëntor 2022, 11:37 Nga a.l
Primaret në PD/  Ergin Mataj prezanton kandidaturën për
Ergin Mataj

LEZHË- Avokati Ergin Mataj ka prezantuar kandidaturën në primaret e rithemelimit për bashkinë e Lezhës. Duke folur nga selia e PD tha se një nga aryset pse ka vendosur të kandidojë për primaret është besimi i PD-së ndaj antëtarësisë dhe simpatizantëve të saj dhe vullneti i lirë i demokratëve.

Mataj zotohet se do të zgjidhë problematikat e qytetit të Lezhës, e cila sipas tij është rrethuar nga ndërtime pa kriter në hapësirat e gjelbërta publike. 

Deklarata e plotë:

Te dashur demokratë!
Të nderuar bashkëqytetarë të Lezhës.

Unë jam avokat Ergin Mataj. Lindur dhe rritur në Lezhë, në një familje të vjetër Lezhjane, me tradita dhe vlera. Kam jetuar cdo ditë me dashurinë më njerëzore për qytetin tonë.

Jam për një model dhe vzion të ri që siguron mirëqenien e qytetit tonë të dashur.

Për këtë duhet vendosmëri, dinjitet, transparencë, synime largpamëse, energji inovative, përkushtim përgjegjës, vlera që ju bashkëqytetarët e mi i bartni. Për këtë, me përulësi dua të ndaj me ju vendimin timin për të kandiduar në primaret e PD për Bashkinë Lezhë.

Qyteti dhe Bashkia duhet të jenë në shërbim të lezhjanëve, jo të pushtetarëve. Fatet e qytetit tonë ka ardhur koha t’i marrim në dorë.

Besoj që momenti është ky, të gjithë bashkë për t’i rikthyer lezhjanëve dinjitetin që meritojnë. Sepse qyteti ynë meriton maksimumin.

Arsyeja që kam vendosur të garoj në Primaret për Kryetar Bashkisë është vendimi i PD për t’i besuar anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj për të përcaktuar kryebashkiakët e ardhshëm, sepse besoj te vota e lire, dhe besoj se vullneti i lirë i demokratëve është më frymëzues se emërimet nga kryetari.

Ju ftoj të më bashkoheni në këtë mision , zotim timin për zgjidhjen një herë e mirë të problematikave të shumta të qytetit ku jetojmë.

Siç janë shkatërrimi i gjelbërimit për të mbjellë beton, trafiku i rënduar çdo ditë të verës , siç është Shëngjini, qytet I cili tashmë pret mijëra pushues me një hyrje mjerane prej fshati të rëndomtë.

Ndërtimet pa kriter që po i marrin frymën qytetit u kanë gllbaëruar fëmijëve tanë hapësirat e gjelbëra. Egërsia e pushtetit ndaj shitësve ambulantë dhe fshatarëve me një tufe qepë, lagje pa kanalizime të cilat përmbyten për pak minuta shi, zonat rurale jashtë fokusit të investimeve, Torovica, Gocaj pa ujë të pijshëm, dhe ujerat e zeza që vazhdojnë të derdhen në Lumin Drin.

Lezha është qytet i të tanëve, ma përtej se mosha, prejardhja, bindjet partiake, bindjet fetare dhe me këtë bindje duhet udhëhequr.

Zoti ju bekofte!

Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Salvador Kaçaj dhe Ergin Mataj janë dy kandidaturat për primaret e rithemelimit në Bashkinë Lezhë. Deri më tani janë bërë publike disa kandidime. Në Tiranë janë 5 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi e Gert Bogdani. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës. Ditën e sotme dorëzoi kandidaturën e saj për bashkinë e Kurbinit dhe Lindita Toma. Ndërkohë për bashkinë e Fierit deri më tani kanë shpallur kandidaturën Artur Mahmutaj, Edvar Kodheli dhe Albano Zhapaj. Ndërkohë për bashkinë e Peqinit ka paraqitur kandidaturën e tij Mustafa Pashja. Ndërkohë ditën e djeshme Spiro Vaso shpalli kandidaturën e tij për bashkinë e Sarandës./ Dosja.al

ergin mataj primaret ne pd

Sondazh

Poll