Politike

'Thikë pas shpine kombit'/ Rama: Berisha takoi njeriun e Putin 1 muaj para votës kundër Kosovës në KiE

Rama akuzon Berishën se është takuar me përfaqësuesin e Vladimir Putin.

12 Nëntor 2022, 10:07 Nga A.B
'Thikë pas shpine kombit'/ Rama: Berisha takoi njeriun e Putin 1
Edi Rama, Sali Berisha, Konstantin Kosachev

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për takimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës me të besuarin e Vladimir Putin, Konstantin Kosachev. Përmes një postimi të bërë në 'Twitter', kreu i Qeverisë shkruan se ky takim ka ndodhur një muaj para votimit në Strasburg të Rezolutës së Këshillit të Europës, për të ndëshkuar atë ç'ka iu bë padrejtësisht Kosovës. 

Në postimin, e bërë nga Rama në ditën e protestës së thirrur nga opozita, thuhet se takimi është vlerësuar si 'shumë i rëndësishëm'. 

Takimi mes Berishës dhe Kosachev ka ndodhur më 17 dhjetor 2010 në Tiranë.

POSTIMI:

Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata!

edi rama sali berisha konstantin kosachev

Sondazh

Poll