Politike

Debati PD-PS për 'Sami Frashërin', Veliaj: Nga sot të nisë pakt i ri, mos të theremi për shkollat dhe pemët

Veliaj tha se e majta dhe e djatha kanë plot aryse për të debatuar në politikë, mirëpo gjimnazet dhe pemët nuk janë një arsye. 

12 Nëntor 2022, 11:05 Nga A.B
Debati PD-PS për 'Sami Frashërin', Veliaj: Nga sot të
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkon nga opozita që të marrë fund debati për shkollat dhe pemët. Gjatë fjalës së tij, në ceremonisë që u zhvillua sot për 60 vjetorin e hapjes së gjimnazit “Sami Frashëri”, Veliaj kërkoi paqe mes opozitës dhe maxhorancës për shkollat. Ai tha se e majta dhe e djatha kanë plot aryse për të debatuar në politikë, mirëpo gjimnazet dhe pemët nuk janë një arsye. 

'Bashkia e Tiranës ka qënë 30 herë në SPAK , a duhet të reflektojmë se çfarë po bëjmë me njëri tjetrin? A na duhet një pakt kombëtar që për shkolla dhe për pemë nuk do theremi dhe nuk do bëjmë politikë?E majta dhe e djathta kanë plot hapësirë për debat. A duhet që një ndërtim shkolle të çohet në prokurori, shkaku ka qënë një banjo pa leje, u vonuam pafundësisht për këtë ndërtim. A ia vlen të kemi drama për ndërtim shkollash? Nga sot duhet të nisë një pakt i ri, të bëjmë paqe'- tha ndër të tjera, Veliaj. 

Ç'ka ndodhur me shkollën Sami Frashëri?

Shkolla 'Sami Frashëri' përplasi për një kohë të gjatë opozitën e maxhorancën. Përplasja mes deputetes së PD-së, Jorida Tabakut e kryebashiakut Erion Veliaj nisi para dy viteve kur nisi puna për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri”. Replikat kanë përfunduar para gjykatës pasi kryebashkiaku e ka paditur deputeten e opozitës për shpifje. Tabaku denonconte gjithë kohës së ndërtesa e vjetër ishte shembur pa asnjë plan pasi nuk kishte pësuar dëme nga tërmeti e se gjithçka po bëhej për të favorizuar kompninë që do ndërtonte projektin. Ndërsa Veliaj pretendonte se shkolla nuk ishte e përshtatshme për të zhvilluar më mësim pasi rrezikonte jetën e nxënësve për shkak të dëmeve që sipas tij kishte marrë nga tërmetet që tronditën Shqipërinë.

erion veliaj sami frasheri

Sondazh

Poll