Politike

FOTOGALERI/ Nga çmimi i naftës te Open Balkan dhe fluturimet e Ramës, zbardhen mesazhet e protestës së opozitës

Nga çmimi i lartë i naftës e deri tek udhëtimet e kryeministrit dhe emigrimi i shqiptarëve do të jenë disa nga pankartat që do të ngrihen në sheshin para selisë së ekzekutivit. 

12 Nëntor 2022, 10:48 Nga e.k
FOTOGALERI/ Nga çmimi i naftës te Open Balkan dhe fluturimet e
Pankartat që do të përdoren në protestë

TIRANË- Kur na ndajnë vetëm pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar në orën 16:00 para selisë së Kryeministrisë kanë dalë dhe pankartat e para, të cilat do të mbahen në duar nga protestuesit. Nga çmimi i lartë i naftës e deri tek udhëtimet e kryeministrit dhe emigrimi i shqiptarëve do të jenë disa nga pankartat që do të ngrihen në sheshin para selisë së ekzekutivit.

Ndërkohë një vend të veçantë në pankartat e opozitës duket se ka marrë dhe nisma Ballkani i Hapur, e cila është denoncuar disa herë nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Ditën e sotme, opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën.

protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll