Politike

Protesta/ Paloka nxjerr foton nga kryeministria: Rama do gjejë mënyrën për të ikur sa më larg nga Tirana

Paloka lë të nënkuptojë se Rama ka frikë nga protesta.

12 Nëntor 2022, 08:30 Nga A.B
Protesta/ Paloka nxjerr foton nga kryeministria: Rama do gjejë
Edi Paloka

TIRANËDeputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ndarë fotot nga blindimi i kryeministrisë. Ai ka ndarë një pyetje që iu është bërë nga një gazetar, i cili e kishte pyetur se nëse Rama ikën do të thotë shenjë frike apo injorimi. Teksa ka ndarë fotot nga kryeministria, Paloka shton se fotot e tregojnë më së miri përgjigjen. 

'Kur thashe në një emision keto dite se Rama do te gjeje menyren per te ikur sa me larg nga Tirana diten e protestes , nje gazetar me e pyeti ne se Rama iken se eshte frikacak apo thjesht sepse e injoron protesten ? Besoj ne keto foto i ka pergjigjet!'- shkruan Paloka. 

Ditën e sotme, opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën.

edi paloka protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll