Politike

VIDEO- Pak orë para protestës, THIRRJA e Berishës: Ora 16:00, është ora e shqiptarëve!

Berisha shkruan se ora 16:00 do të jetë ora e të gjithë shqiptarëve. Ai fton të gjithë që të bëhen pjesë e saj. 

12 Nëntor 2022, 10:34 Nga A.B
VIDEO- Pak orë para protestës, THIRRJA e Berishës: Ora 16:00,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë mesazhin për qytetarët shqiptarë, pak orë para nisjes së protestës kombëtare. Teksa ka ndarë një video nga protesta e fundit, Berisha shkruan se ora 16:00 do të jetë ora e të gjithë shqiptarëve. Ai fton të gjithë që të bëhen pjesë e saj. 

'Sot, ora 16:00 është ora e shqiptarëve. Le të bashkohemi të gjithë në protestë!'- shkruan Berisha në Facebook. 

Ditën e sotme, opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën.

sali berisha protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll