Politike

Protesta e Berishës/ Paloka: Po vjen një grup nga Roma, boksieri Bramellari përshëndet nga Manhatan

Në njërën foto shfaqet boksieri shqiptar Eri Bramellari nga ringu në Manhatan me flamurin e PD në dorë, ndërsa në tjetrën një grup shqiptarësh në aeroportin e Romës, të cilët janë nisur drejt Shqipërisë.

12 Nëntor 2022, 09:06 Nga e.k
Protesta e Berishës/ Paloka: Po vjen një grup nga Roma, boksieri
Demokratët në aeroportin e Romës

TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike Edi Paloka ka publikuar dy foto të shqiptarëve që pritet të vijnë në Shqipëri për t'ju bashkuar protestës së opozitës. Në njërën foto shfaqet boksieri shqiptar Eri Bramellari nga ringu në Manhatan me flamurin e PD në dorë, ndërsa në tjetrën një grup shqiptarësh në aeroportin e Romës, të cilët janë nisur drejt Shqipërisë.

"Nga aeroporti i Romes deri ne Manhatan , shqiptaret dergojne mesazhin e tyre per protesten. Nje grup shqiptaresh qe jane nisur nga Roma per protesten dhe boksieri shqiptar Eri Bramellari nga ringu ne Manhatan, NY", shkruan Paloka.

Ditën e sotme, opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën.

protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll