Politike

ME VIDEO- Rama pritet në darkë zyrtare nga Macroni, shkon së bashku me Lindën

Kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

11 Nëntor 2022, 21:17 Nga A.B
ME VIDEO- Rama pritet në darkë zyrtare nga Macroni, shkon së
Edi Rama

FRANCË-Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Pallatin Elysee. Kreu i qeverisë thotë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se do të marrë pjesë në darkën zyrtare me Presidentin Emmanuel Macron. Kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

 

Rama ndodhet në Paris, në Forumin e Paqes me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron. Ai ka marrë pjesë në panelin “Universalizëm kur mundesh dhe multilaterizëm kur duhet”. Kreu i qeverisë shprehu edhe një herë pakënaqësitë që Bashkimi Evropian e la vetëm Ballkanin perëndimor gjatë pandemisë.

edi rama forumi i paqes ne paris

Sondazh

Poll