Sport

Dortmundi u ndal në M’Gladbach, pas një loje, ku në fund triumfuan vendësit…

Ndërsa ai kishte mundësinë për të zënë vendin e dytë në Bundesligë në rast fitoreje, Borussia Dortmund humbi në fushën e Borussia Mönchengladbach të premten (2-4).

12 Nëntor 2022, 07:02 Nga DOSJA
Dortmundi u ndal në M’Gladbach, pas një loje, ku në fund
Marcus Thuram ishte vendimtar edhe në ndeshjen e tretë radhazi për Borussia Mönchengladbach

GJERMANI - Në ndeshjen e parë të javës së 15-të të Bundesligës të premten, mbrojtjet nuk ishin në festë. Borussia Dortmund më në fund humbi mjaft thellë në fushën e Borussia Mönchengladbach (2-4), duke u ndëshkuar gjatë takimit nga disa kundërsulme verbuese. Kjo humbje e pozicionon në vendin e 6-të Dortmundin.

Që në fillim të ndeshjes, mbrojtja e Borussia Dortmundit, tepër pasive, pësoi golin e parë nga Jonas Hofmann (4’) nga një sulm i shpejtë. Pavarësisht barazimit të mrekullueshëm nga Julian Brandt, pas një pasimi nga Jude Bellingham (19’), Borussia Mönchengladbach kaloi përpara në avantazh me dy gola, fillimisht me një goditje të bukur me kokë nga Rami Bensebaini (26’), pastaj katër minuta më vonë falë sulmuesit të tij francez Marcus Thuram.

Mesfushori Kouadio Koné menjëherë pas kthimit nga dhomat e zhveshjes, shënoi golin e katërt të ekipit të tij (46’). Para pushimit, qendërmbrojtësi Dortmundit, Nico Schlotterbeck, kishte shënuar golin e dytë, pas një goditje nga këndi (40’). Në pjesën e dytë, ishte sërish Borussia Mönchengladbach që spikati me kundërsulme dhe që në fund meritoi fitoren 4-2 për të marrë 3 pikë mjaft të vlefshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll