Sport

Italia publikon listën për miqësoren me Shqipërinë, nga Fagioli te Miretti, nuk mungon as ylli i Interit

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy miqësoret ndaj Shqipërisë dhe Austrisë në datat 16 dhe 20 nëntor.

11 Nëntor 2022, 20:21 Nga DOSJA

Italia publikon listën për miqësoren me Shqipërinë, nga

ITALI- Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy miqësoret ndaj Shqipërisë dhe Austrisë në datat 16 dhe 20 nëntor. Thirrja e parë për dy lojtarët e Juventusit Nicolò Fagioli dhe Fabio Miretti dhe për xhevahirin e Udineses Simone Pafundi. Rikthehet lojtari i Romës, Nicolò Zaniolo, ashtu edhe ai i Juventusit, Federico Chiesa pas dëmtimit të gjatë. Ndeshja Shqipëri-Itali do të luhet më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës në orën 20:45.

Dëshira e trajnerit italian për të mos humbur kohë në rithemelimin e emrave është evidente, në funksion të një viti që do të jetë plot angazhime për Italinë. Kualifikueset e Kampionatit Europian 2024 që do të luhen në mars, ndërsa në qershor do të do të luhet finalja e Ligës së Kombeve kundër Holandës, Kroacisë dhe Spanjës.

Portierët: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lazio), Guglielmo Vicario (Empoli)

Mbrojtësit: Francesco Acerbi (Inter), Alessandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonucci (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Emerson Palmieri (ëest Ham), Federico Gatti (Juventus), Pasquale Mazzocchi (Salernitana), Giorgio Scalvini (Atalanta), Rafael Toloi (Atalanta)

Mesfushorët:Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Nicolò Fagioli (Juventus), Davide Frattesi (Sassuolo), Fabio Miretti (Juventus), Matteo Pessina (Monza), Samuele Ricci (Torino), Sandro Tonali (Milan), Marco Verratti (Paris Saint Germain)

Sulmuesit: Federico Chiesa (Juventus), ëilfried Gnonto (Leeds), Vincenzo Grifo (Friburgo), Simone Pafundi (Udinese), Matteo Politano (Napoli), Giacomo Raspadori (Napoli), Gianluca Scamacca (ëest Ham), Nicolò Zaniolo (Roma).

E.Ç (Dosja.al)

italia shqiperia

Sondazh

Poll