Atentat Edi Ramës dhe Yuri Kim? "Homeland Justice" nxjerr FOTON, kryeministri dhe ambasadorja në SHËNJESTËR
Edi Rama dhe Yuri Kim TIRANË- Sot, "Homeland Justice" ka bërë kërcënimin e parë. Në grupin që kanë krijuar n&...
Shehi theksoi se në protestë nuk ka vend për trazira.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi ka konfirmuar se do marrë pjesë në protestën e ditës së nesërme, të organizuar nga Partia Demokratike. Për 'Abcneës', ai është shprehur se në protestë do të shkojë si qytetar e jo si deputet.
“Nuk marr përsipër gjëra që nuk janë të miat. Unë shkoj si qytetar. Nuk është rëndësia si do të bëhet, protesta ka një qëllim: të tregojë që mijëra qytetarët janë kundër kësaj qeverie dhe të tregojë që ka shpresë”, u shpreh Shehi.
Ai shtoi se nuk do të hipë në tribunën e fjalimeve, duke nënvizuar se pavarësisht ndasive në opozitë atë e bashkon fakti se janë kundër qeverisë që po e shkatërron çdo ditë Shqipërinë.
“E ka bërë mirë që e ka bërë kështu. Po ta kishte bërë me formulë tjetër unë nuk do shkoja. Më e mira është kështu. Thërrit qytetarët, qytetarët përgjigjen. Unë shkoj si qytetar, jo për të hipur në tribunë. Nuk ndajmë shumë gjëra, por ndajmë një gjë, që ky njeri që po e drejton Shqipërinë po e dhunon, po e shkatërron Shqipërinë. Unë besoj që mos një ditë, një ditë do ia dalim sepse ka shkuar aty ku s’mban më”, tha Shehi.
Shehi theksoi se në protestë nuk ka vend për trazira.
“Unë them që s’ka pse prodhohen trazira. Trazira ka vetëm në mendjen e kësaj qeverie. Çfarë protestash të forta ka pasur në këto 10 vite? Opozita e këtyre 10 viteve ka qenë më e kulturuara e Europës. Ai zgjidh protesta gjithë problematikat? Jo, por është një shans për të thënë se ato njerëz që dalin atje nuk dalin se duan Ilir Metën dhe Berishën, dalin se nuk duan Edi Ramën”, tha deputeti.
Partia Demokratike do të mbajë nesër një protestë kombëtare. Protesta pritet të nisë në orën 16:00 dhe nuk dihet se sa do të zgjasë.
Edi Rama dhe Yuri Kim TIRANË- Sot, "Homeland Justice" ka bërë kërcënimin e parë. Në grupin që kanë krijuar n&...
Edi Rama FRANCË- Kryeministri Edi Rama nga Parisi ku po merr pjesë në Forumin e Paqes u shpreh se Ballkani Perëndimor ia ka dalë t...
Edi Rama FRANCË- Kryeministri Edi Rama, përmendi gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, ndihmën që d...
Edi Rama FRANCË- Kryeministri Edi Rama nisi fjalimin e tij në samitin e Paqes në Paris me një batutë, drejtuar presidentit Francez...
Edi Rama Qeveria shqiptare ka në plan të ofrojë pasaportë shqiptare apo rezidencë për të huajt që pranojnë t&e...
Edi Rama FRANCË- Kryeministri Edi Rama ishte pjesmarrës në Forumin e Paqes që zhvillohet në Paris. Kreu i qeverisë gjatë...
Grida Duma TIRANË- Talk Shoë politik "TOP STORY", do të rikthehet çdo të hënë dhe të enjte, në orën 21....
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka komentuar plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kok...
Pamje nga sheshi TIRANË- Deputetët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë do të bëhen bashkë këtë 28 Në...
Grida Duma dhe Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur për largimin nga parlamenti të Grida ...