Politike

Atentat Edi Ramës dhe Yuri Kim? "Homeland Justice" nxjerr FOTON, kryeministri dhe ambasadorja në SHËNJESTËR

Të dyve u kanë edituar në kokë nga një shënjestër, duke krijuar iluzionin e një dylbive të një snajperi që duhet se e ka gjetur objektivin.

11 Nëntor 2022, 19:41 Nga k.m.
Atentat Edi Ramës dhe Yuri Kim? "Homeland Justice" nxjerr FOTON,
Edi Rama dhe Yuri Kim

TIRANË- Sot, "Homeland Justice" ka bërë kërcënimin e parë. Në grupin që kanë krijuar në "Telegram" dhe ku nxjerrin të gjitha të dhënat e marra nga shteti, kësaj herë kanë treguar se cilët janë personat që kanë në shënjestër; kryeministrin Edi Rama dhe ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Të dyve u kanë edituar në kokë nga një shënjestër, duke krijuar iluzionin e një dylbive të një snajperi që duhet se e ka gjetur objektivin. Fotoja është marrë nga një takim mes të dyve, e ndryshe nga sa ndodh zakonsisht, e kanë shoqëruar pa asnjë koment.

Kjo është fotoja e publikuar nga HomeLand Justice:

Atentat Edi Ramës dhe Yuri Kim? "Homeland Justice" nxjerr FOTON,

Më herët, hakerat kanë publikuar të dhënat kreut të SHISH, Helidon Bendo, të dhënat personale dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, emailet e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të dhënat personale të qytetarëve, numrat e telefonit, targat dhe llojet e automjeteve që posedojnë, dokumente dhe eamile të administratës publike, etj. Më 10 shtator, Shqipëria u përball me sulmin e dytë kibernetik, kësaj herë ishte sistemi TIMS, pas sulmit të shërbimeve online qeveritare dhe e-albania.

edi rama yuri kim homeland justice irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll