Politike

Merr rolin e gazetarit, Rama pyet Macron: Po ju luten të shpëtoni njerëzimin, si ndiheni?

Rama mori rolin e “gazetarit”, teksa i drejtoi një pyetje Presidentit të Francës Emmanuel Macron.

11 Nëntor 2022, 19:26 Nga A.B
Merr rolin e gazetarit, Rama pyet Macron: Po ju luten të shpëtoni
Edi Rama

FRANCË- Kryeministri Edi Rama nga Parisi ku po merr pjesë në Forumin e Paqes u shpreh se Ballkani Perëndimor ia ka dalë të qëndrojë larg luftrave konvencionale. Ai mori rolin e “gazetarit”, teksa i drejtoi një pyetje Presidentit të Francës Emmanuel Macron, ndërsa bashkëbisedimi vijoi si më poshtë:

Rama: Doja t'ju pyes, meqë e nisa me përqafim nga Putin, vazhdoni të ndihmoni Ballkanin e shkoi deri tek ju lutem shpëtoni njerëzimin, si ndiheni për këtë?

Macron: Jo, besoj se këtë do ta bëjmë të gjithë së bashku, nuk më duket se e gjithë barra është në shpatullat e mia. Dëshiroj të falenderoj të gjithë ekipin dhe ju që jeni të pranishëm. Ju jeni kthyer cdo vit se kemi prezantuar nisma nga më të ndryshme, si mbrojtja e gazetarëve dhe kriza e ushqimit. Ne besojmë te kjo gjë. Për të siguruar Edin, jam entuziast. 

edi rama forumi i paqes ne paris

Sondazh

Poll