Politike

Plagosja e Fredi Kokoneshit, Korreshi: Ka diçka që nuk shkon. E gjithë Divjaka prej vitesh ka denoncuar kryetarin e bashkisë

Saimir Korreshi komentoi ngjarjen e sotme, duke vënë theksin tek puna e kryebashkiakut, ndërsa shtoi se qytetarët kishin shfaqur ankesa të vazhdueshme ndaj tij.

11 Nëntor 2022, 17:36 Nga k.m.
Plagosja e Fredi Kokoneshit, Korreshi: Ka diçka që nuk shkon. E
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka komentuar plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshit dhe shoferit të tij, Gazmend Bullari. Gjatë një lidhje “Skype” me Fax News komentoi ngjarjen e sotme, duke vënë theksin tek puna e kryebashkiakut, ndërsa shtoi se qytetarët kishin shfaqur ankesa të vazhdueshme ndaj tij.

“Ngjarje të tilla nuk i shërbejnë shoqërisë. Akti është i rëndë, por ka diçka që nuk shkon. E gjithë Divjaka prej vitesh ka denoncime për kryetarin e bashkisë,”- tha ai.

Autori i plagosjes është Ergest Xhelili. Ai qenë për 4 vite punonjës i IT-së në Bashkinë e Divjakës dhe më pas ishte shkarkuar nga puna. Ky vendim u pasu me largimin nga puna të bashkëshortes së Xhelilit, Besa Xhelili, e cila ishte drejtoreshë e Poliklinikës së Divjakës. Tashmë Xhelili ndodhet pas hekurave. Ai qëlloi fillimisht me thikë Kokoneshin dhe më pas shoferin e tij, Gazmend Bullari që ndërhyri për t’i ndarë. Tani të dy janë në spitalin e Traumës në Tiranë, por shoferi është më rëndë.

saimir korreshi plagoset fredi kokoneshi

Sondazh

Poll