Politike

Takim ‘sekret’ me Berishën? Alibeaj: Ndarjet nuk zgjidhen me prapaskena, përballja me të vërtetën është melhemi

Alibeaj thotë se me gjithë dëshirën e mirë që kanë disa analistë nuk ka pasur asnjë takim sekret me Berishën.

11 Nëntor 2022, 15:54 Nga A.B
Takim ‘sekret’ me Berishën? Alibeaj: Ndarjet nuk zgjidhen me
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mohuar zërat se ka pasur një takim sekret me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën. Në një postim të bërë në 'Twitter', Alibeaj thotë se me gjithë dëshirën e mirë që kanë disa analistë nuk ka pasur asnjë takim sekret. Ai shton se përballja me të vërtetën është melhemi i vetëm për realitetin e vendit.

REAGIMI I ALIBEAJT:

1.1. Takimet “sekrete” dhe “prapaskenat” mund të jenë subjekt për ndonjë tregim apo roman, por jo për të përshkruar atë që po ndodh së fundmi në PD. Megjithë dëshirën e mirë dhe fantazinë e zhvilluar të disa analistëve nuk ka patur asnjë takim sekret.

I qëndroj bindjes time se ndarjet për çështjet thelbësore nuk zgjidhen as me prapaskena dhe as me takime sekrete. Përballja me të vërtetën është melhemi i vetëm për realitetin !

Ditwn e sotme, analisti Artur Zheji në emisionin ‘Pikat mbi I’ në News24, tha se kryedemorkati Sali Berisha kishte zhvilluar një takim sekret me Enkelejd Alibeajn.

enkelejd alibeaj sali berisha

Sondazh

Poll