Politike

Opozita kundër Portit të Durrësit/ Rama: Sulmi haxhiqamilist! Turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të vendit

Kryeministri shton se si Partia Demokratike edhe Partia e Lirisë i kanë bërë vetë ato për të cilat akuzojnë PS-në.

11 Nëntor 2022, 14:44 Nga F.M
Opozita kundër Portit të Durrësit/ Rama: Sulmi haxhiqamilist!
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar si sulm ‘haxhiqamilist të Aleancës së Rublave’ denoncimet e bëra nga Opozita në lidhje me projektin e Portit të Durrësit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se të gjitha akuzat janë një turp e një poshtërsi e madhe në dëm të interest ë bvendit. Kryeministri shton se si Partia Demokratike edhe Partia e Lirisë i kanë bërë vetë ato për të cilat akuzojnë PS-në.

“Sulmi haxhiqamilist i Aleancës së Rublave dhe bedelave të saj kundër projektit të Portit Turistik të Durrësit është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të vendit, ndërkohë që tërbimi shpifarak është prova se i kanë bërë vetë tërë pisllëqet që akuzojnë!”- shkruan Rama.

Kuvendi i Shqipërisë kaloi projektin e portit të Durrësit. Procedura e përshpejtuar nxiit reagimet nga Opozita. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e konsideron një aferë korruptive. Ai ka deklaruar se Porti i Durrësit u është dhënë kompanive offshore, madje shtoi se një aferë e tillë e errët godet interesat publike dhe financat e shqiptarëve akoma më dramatike paraqitet situata me buxhetin e shtetit për vitin 2023. Të njëjtën gjë ka thënë edhe kryedemokrati Sali Berisha, por vetë Rama ka vendosur që t'i kthejë përgjigje vetëm Metës.

edi rama porti i durresit sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll