Politike

"Nusja është pak shtatzënë', rruga Qukës-Qafë-Plloçë sjell debate tek Ligjet/ Majko-Çupit: Drejtoju KLSH-së

Kështu Majko tha se nuk mund t'u kërkohet llogari përfaqësuesve të ministrisë për një gabim që është është kryher në fazat e para të projektit pasi për këtë Kuvendi mund t'i nisë një shkresë Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të bëjë një analizë. Por nga ana tjetër Çupi tha se duhet bërë e qartë se kush është fajtori dhe si është ndjekur procedura e prokurimit. 

11 Nëntor 2022, 14:33 Nga e.k
"Nusja është pak shtatzënë', rruga
Pandeli Majko

TIRANË- Është zhvilluar me diskutime të forta mes palëve mbledhja maratonë prej gjashtë orësh e Komisionit të Ligjive. Duke diskutuar projektligjin për ndërtimin e rrugës 'Qukës-Qafë-Plloçë' deputeti socilaist Pandeli Majko u përfshi në një debat me deputeten demokrate Dhurata Çupi ku nuk munguan as shprehejt populore nga ana e Majkos. Kështu Majko tha se nuk mund t'u kërkohet llogari përfaqësuesve të ministrisë për një gabim që është është kryher në fazat e para të projektit pasi për këtë Kuvendi mund t'i nisë një shkresë Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të bëjë një analizë. Por nga ana tjetër Çupi tha se duhet bërë e qartë se kush është fajtori dhe si është ndjekur procedura e prokurimit. 

Në këtë moment Majko duket se bie dakort me deputetn demokrate të Dibrës sa i përket një kontrolli të plotë se si është bërë menazxhimi i projektit. Nuk mungoi as batuta e deputetit të PS, i cili gjithë këtë situatë ku ndodhet sot Kuvendi në lidhje me projektin duke hequr një paralele me një histori që sipas Majkos mund të ketë ndodhur në fshatrat midis Matit dhe Dibrës ku një familjes që priste t'i vinte nusja i thonë se nusja është shattëzënë. Përgjigjen e mori nga deputetja e qarkut, e cila u shpreh se kjo histori nuk është nga ajo zonë.

Dsiktutimet:

Pandeli Majko: Projekti ka qenë në atë farë feje që rruga mund të shkonte kështu...

Dhurata Çupi: E thotë politika kështu, nuk mund ta thoni as dhe ju dhe as zëvendësministrja.

Pandeli Majko: Ne kemi ardhur këtu për të thënën se si mund ta rregullojmë situatën, ju lutem , ju lutem. Kanë ardhur për të mbrojtur një projekt. Unë nuk mund ta banalizoj muhabetin dhe të them që një specialist para regjimit popullor të pas 2013 ka bërë një gabim. Kanë arrdhur për të mbrojtur ratifikimin e një marrëveshje.

Dhurata Çupi: Kush është fajtori, cilat janë procedurat e prokurimit.

Pandeli Majko: Unë ndërhyra si relator ne fare mirë në një moment tjetër mund të thërrasim përfaqësuers të Kontrollit të Lartë të Shtetit. 

Dhurata Çupi flet pa mikrofon, nuk dëgjohet. 

Pandeli Majko: Kjo mund të jetë një çështje e mëvonshme. Zonja Çupi unë mendoj që koncepti juaj për atë që thatë lidhur me dyshimet se si është menaxhuar gjithë ndërtimi i kësaj rruge unë bashkohem me ju, parlamenti është pak a shumë në rolin e një situatë që mund të ketë ndodhur diku mes fshatrave të Matit dhe të Dibrës ku një nuse që po vinte i vjen fjala familjes që e priste që nusja ka një problem, është pak shtatëzënë.

Dhurata Çupi: Historinë që tregove të jesh i sigurt që se ke nga Dibra.

ligjet 11 nentor 2022 pandeli majko dhurata çupi

Sondazh

Poll