Politike

Nis Forumi i Paqes në Paris, Rama i pranishëm në panel me Abazoviçin dhe Sorosin

Të pranishëm në panelin e diskutimit, së bashku me Ramën, kanë qenë dhe kryeministri në detyrë Dritan Abazoviç, nënkryetari i Fondacionit Soros për një Shoqëri të Hapur, Aleksandër Soros dhe Drejtoresha e Programit të Evropës së Zgjeruar në Këshillin Evropian për Punët e Jashtme (ECFR), Marie Dimulen.

11 Nëntor 2022, 14:58 Nga d.a.
Nis Forumi i Paqes në Paris, Rama i pranishëm në panel me
Rama, Abazovic dhe Soros

FRANCË- Kryeministri Edi Rama ka qenë prezent në një panel diskutimi në Forumin e Paqes që po mbahet në Paris ku është diskutuar e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.

Të pranishëm në panelin e diskutimit, së bashku me Ramën, kanë qenë dhe kryeministri në detyrë Dritan Abazoviç, nënkryetari i Fondacionit Soros për një Shoqëri të Hapur, Aleksandër Soros dhe Drejtoresha e Programit të Evropës së Zgjeruar në Këshillin Evropian për Punët e Jashtme (ECFR), Marie Dimulen.

Abazoviç tha se e ardhmja e përbashkët e rajonit është në Bashkimin Evropian dhe u takon vendeve të Ballkanit Perëndimor të përfundojnë pjesën e tyre të punës, duke treguar se duhet të ketë një ndjeshmëri më të madhe të Brukselit dhe Vendet evropiane për të ringjallur procesin e zgjerimit.

“Ballkani Perëndimor mund t'i japë shumë BE-së dhe për këtë ne nuk duhet të qëndrojmë jashtë procesit”, tha Abazovic.

Ditën e sotme po mbahet Forumi i Paqes në Paris i cili ka mbledhur liderë nga vende të ndryshme të botës, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama. Edicioni i pestë i këtij forumi dyditor është titulluar “Dalja nga kriza e shumëfishtë” dhe i kushtohet sfidave të mëdha të ditëve të sotme, duke përfshirë ndryshimet klimatike, valën e pandemisë së virusit korona, thellimin e pabarazisë dhe konfliktet gjeopolitike me pasoja globale. Forumi i Paqes” nisi në vitin 2018 me nismën e presidentit Macron, në 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, derisa synimi tij është promovimi i multilateralizmit.

 

forumi i paqes ne paris dritan abazoviç edi rama aleksander soros

Sondazh

Poll