Politike

Me ftesë nga Bajram Begaj, presidenti i Azerbajxhanit vjen në Shqipëri

Mësohet se në nder të tij, presidenti Begaj do të zhvillojë një ceremoni zyrtare shtetërore, duke qenë se kjo është hera e parë që presidenti azer viziton Shqipërinë.

11 Nëntor 2022, 16:42 Nga a.l
Me ftesë nga Bajram Begaj, presidenti i Azerbajxhanit vjen në
Ilham Alyiev

TIRANË- Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alyiev do të vizitojë ditën e martë Shqipërinë me ftesë të presidentit shqiptar, Bajram Begaj. Mësohet se në nder të tij, presidenti Begaj do të zhvillojë një ceremoni zyrtare shtetërore, duke qenë se kjo është hera e parë që presidenti azer viziton Shqipërinë. 

Por ende nuk dihet nëse vizita do të ketë të bëjë me investimin e rrjetit TAP, i cili kalon në gazin në Evropë nëpërmjet Shqipërisë.

Me Azerbajxhanin, Shqipëria ka marrëveshjen për gazsjellësin Trans-Adriatik që është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, dhe transporton gaz natyror në Evropë nga fusha Shah Deniz II në Azerbajxhan. Duke u lidhur me gazsjellësin Trans Anatolian në kufirin Greko-Turk, TAP kalon Greqinë Veriore, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të dalë në breg në Italinë e Jugut për t'u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.

Këtë vit, gjatë vizitës që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Baku në prill të këtij viti, me presidentin azer diskutuan për një serë projektesh dhe ndër to ndërtimin e një rafinerie gazi në Shqipëri./Dosja.al

ilhm alyiev ilham alyiev ne tirane

Sondazh

Poll