Politike

VIDEO- Protesta e 12 nëntorit, Berisha ndan mesazhin me qytetarët në Tik Tok

Berisha shprehet se nëse ka persona që ndihen të pakënaqur me realitetin e sotëm politik duhet të bashkoheni në protestën e madhe për t’i dalë zot vendit dhe të ardhmes.

11 Nëntor 2022, 16:21 Nga A.B
VIDEO- Protesta e 12 nëntorit, Berisha ndan mesazhin me qytetarët
Sali Berisha

TIRANË- Teksa kanë mbetur më pak se 24 orë që nga nisja e protestës së organizuar nga Partia Demokratike, kryetari Sali Berisha ka ndarë një mesazh për qytetarët. Në rrjetin social Tik Tok, aty ku është së fundmi aktiv, Berisha ka ndarë një mesazh për qytetarët. Berisha shprehet se nëse ka persona që ndihen të pakënaqur me realitetin e sotëm politik duhet të bashkoheni në protestën e madhe për t’i dalë zot vendit dhe të ardhmes.

Të dashur miq të mi të Tik Tokut në prag të protestës madhështore të 12 nëntorit, dëshiroj t’iu ftoj të reflektoni. Në rast se ju ndjeheni të kënaqur me drejtimin që po ecën Shqipëria. Me mundësitë që ajo afron, me arsimimin, me rrogat dhe çmimet ju mund të qëndroni në shtëpitë tuaja por nëse jeni të pakënaqur për të gjitha këto dhe ndjeheni të pafuqishëm për të bërë ndryshimin që doni ju ftoj të bashkoheni nesër në protestën e madhe.

Prania juaj në protestë nuk është një akt partiak por një dalje zot për të ardhmen tuaj dhe vendin tuaj që ndodhet në rrëzik. Në vitet 90 unë bashkë me moshatatët tuaj kryem detyrat tona ndaj vetes kombit dhe Shqipërisë. Tani është radha juaj t’i dili zot vetes të ardhmes dhe Shqipërisë. Ju ftoj të shihemi nesër në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 16:00”, shprehet Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll