Politike

Ligjet/ Kreu i ATP-së: Në total janë zbatuar 11 vendime për kompensimin e pronave. Çupi: Uroj t'mos kesh fatin e paraardhësve

Teksa bënte raportin vjetor të punës në institucionin që drejton Durdaj tha se në total nga kjo agjensi janë ekzekutuar 11 vendime të gjykatës për kthimin e pronave. Ai shtoi se nga 5 miliardë që ishte fondi i akorduar nga buxheti i shtetit, ATP-së i kanë kaluar vetëm 2 miliardë nga të cilat Agjensia ka përdorur vetëm 1 miliardë.

11 Nëntor 2022, 15:20 Nga e.k
Ligjet/ Kreu i ATP-së: Në total janë zbatuar 11 vendime për
Geraldo Durdaj

TIRANË- Është shoqëruar me diskutime raportimi i drejtorit të Agjensisë së Trajtimit të Pronave Geraldo Durdaj në Komisionin e Ligjive. Teksa bënte raportin vjetor të punës në institucionin që drejton Durdaj tha se në total nga kjo agjensi janë ekzekutuar 11 vendime të gjykatës për kthimin e pronave. Ai shtoi se nga 5 miliardë që ishte fondi i akorduar nga buxheti i shtetit, ATP-së i kanë kaluar vetëm 2 miliardë nga të cilat Agjensia ka përdorur vetëm 1 miliardë.

Në diskutim është përfshirë dhe deputetja e PD Dhurata Çupi, e cila nuk kurseu as ironitë me kreun e ATP-së, të cilit i kujtoi se ish-paraardhësit e tij janë thuajse të gjithë nën hetim për korrupsion ku dhe i uroi që të mos ketë fatin  tyre. Ndërsa për deputetin tjetër të PD-së Enkelejd Alibeaj ish-drejtoresha e Agjensisë është duke u hetuar mnë Prokurori për korrupsion dhe kjo nuk është përmendur askund në raport. Përgjigjen e mori nga kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka, e cila tha se hetimet ndaj ish-zyrtarëve janë fryt i punës së kësaj administrate.

Diskutimet: 

Geraldo Durdaj: Në lidhje me kompensimin gjatë periudhës janar-dhjetor janë zbatuar 11 vendime që kanë njohur të drejtën e kompensimit. Për periudhën janar dhjetor janë bërë 107 aplikime. Fondi që do të lëvrohet për 6 vendime në total është 278 milion lekë, ndërsa në total vlera 629 milion lekë për 204 aplikime. Në lidhje me kompensimet për vitin 2021 buxheti i shtetit ka akorduar një fond prej 2 miliardë prej 5 miliardë që parashikohej në ligj ndërkohë ATP ka tërhequr 1 miliardë lekë. 

Dhurata Çupi: Uroj të jeni dakort me raportin e ardhur nga drejtori i mëparshëm, se këtu kemi një raport të 10 janarit të 2022. Nga eksperienca drejtoritë e pronave ndryshojnë drejtorët çdo muaj, uroj që ju të mos keni fatin e tyre më përpara se shumica janë për hetim dhe të shkarkuar. Sa metër katrorë keni kompensuar nga viti 2013 deri më tani? A mendoni se fondi i vënë në dispozicion të institucionit do të ju bëjë të funskiononi më shpejt?

Geraldo Durdaj: Vetëm për shifrat, për periudhën 2005-2014 janë ekzekurtuar 862 aplikime. 2016-2022 janë ekezkutuar në mënyrë të plotë 794 aplikime. 

Enkelejd Alibeaj: Përmendët këtu shumë statistika por nuk dëgjova shpjegime në lidhje me një çështje dhe meqë jeni këtu për të raportuar duhet të jetë i sinqertë. Në dijenë time dhe jo vetëm por dhe të publikut, drejtoresha zonja Jonida Baçi ka nënshkruar dokumentin që ju sot i dilni në mbrojtje është në një çështje penale, në njërin kallzim ka reazultuar se në institucionin ku ju militoni ka pasur gluar një skenë korruptimi e pastër. Unë nuk e gjej në këtë raport asnjë pasazh të lidhur me skemat korruptive. Historikisht nëse ka pasur një problem ka qenë korruosioni.

Klotilda Busha: Kallzimet janë fryt i punës së bërë nga Agjensia e Trajtimit të Pronave...

Enkelejd Alibeaj: Po përgjigjeni ju...

Klotilda Bushka: Jo jo nuk do jap përgjigje do jap ca saktësimve, sa i takon natyrës së punës se dhe raportimet në komision nuk janë p[ër çdo asopekt të punës, zoti Alibeaj unë ju dëgjova. Deputetët janë të lirë të thonë çështje.

ligjet 11 nentor 2022 geraldo durdaj dhurata çupi enekelejd alibeaj klotilda bushka

Sondazh

Poll