Politike

Debatet te 'Siguria'/ PS kalon e vetme ligjin për Vettingun në polici, në 'sitë' shefat dhe drejtuesit

Pavarësisht debateve dhe kundërshtive, maxhoranca kaloi e vetme në Komisionin e Sigurisë, projektligjin që i hap rrugë AMP-së të bëjë Vettingun në polici.

11 Nëntor 2022, 14:02 Nga A.B
Debatet te 'Siguria'/ PS kalon e vetme ligjin për Vettingun
Komisioni

TIRANË- Projektligji me ndryshimet e vettingut në Policinë e Shtetit kaloi në parim në Komisionin e Sigurisë Kombëtare vetëm me votat e mazhorancës. Me gjithë debatet nga opozita ky projekt ligj do t’i kalojë Kuvendit, që do t’i hapë rrugë AMP-së që të bëjë vettingun në Polici.

Ishte demokrati Ervin Salianji ai i cili deklaroi se Ardi Veliu nuk mund ta bëje Vettingun e policëve, pasi është i lidhur me krimin. Ai akuzoi qeverinë se po përdor Policinë e Shtetit për efekt të zgjedhjeve lokale, ndërsa theksoi se Vettingu në polici ka dështuar. 

Pavarësisht debateve dhe kundërshtive, maxhoranca kaloi e vetme në Komisionin e Sigurisë, projektligjin që i hap rrugë AMP-së të bëjë Vettingun në polici.

Përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, të pranishëm në mbledhje propozuan ndryshimin e ligjit nr.12/2018, ku në sitë të mos jenë 1500 efektive, por 300, përfshirë drejtuesit e Policisë së Shtetit, shefat e komisariateve e të departamenteve të ndryshme, me argumentin se sjell vonesa në Vetting. 

komisioni i sigurise 11 nentor 2022

Sondazh

Poll