Aktualitet

FOTO/ Mbeti i plagosur bashkë me kryebashkiakun e Divjakës, ky është Gazmend Bullari shoferi i Fredi Kokoneshit

Të dy fatmirësisht ndodhën jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Lushnjës. 

11 Nëntor 2022, 13:08 Nga e.k
FOTO/ Mbeti i plagosur bashkë me kryebashkiakun e Divjakës, ky
Gzmend Bullari

DIVJAKË- Personi që shihni në foto është Gazmend Bullari, shoferi i kryetarit të bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi, i cili mbeti i plagosur me thikë mëngjesin e sotëm. Bullari ka ndërhyrë në konflik duke mbetur dhe vetë i plagosur. Të dy fatmirësisht ndodhën jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Lushnjës. 

FOTO/ Mbeti i plagosur bashkë me kryebashkiakun e Divjakës, ky
Gzmend Bullari

Kryebashkiaku i Divjakës Fred Kokoneshi u plagos me thikë mëngjesin e sotëm nga Ergest Xhelili, ish-punonjës i bashkisë Divjakë në sektorin e Teknologjisë dhe Informacionit (IT), i cili është vënë në pranga nga policia. Xhelili pretendoi se krybashkiaku ka udhëruar lëvizjen nga vendi i punës të gruas së tij e cila punonte në spitalin e Divjakës. Sherri ka agravuar dhe i riu ka qëlluar me thikë kryebashkiakun, ai ka plagosur edhe shoferin e Kokoneshit, Gazmend Bullari që ka ndërhyrë për t’i ndarë. Të plagosurit ndodhen në spital ndërsa Xhelili është vënë në pranga.

plagoset fredi kokoneshi gazmend bullari

Sondazh

Poll