Aktualitet

Rasti i Joy-t nga Kenia, aktivistja Karaj: Na duhen 500 mijë euro për operacionin e saj

Aktivistja tha se nuk është mirë që ta lënë të braktisur.

11 Nëntor 2022, 11:37 Nga F.M
Rasti i Joy-t nga Kenia, aktivistja Karaj: Na duhen 500 mijë euro për
Aktivistja Xheni Karaj

TIRANË- Aktivistja Xheni Karaj thotë se duhen rreth 500 mijë euro për të operuar 22-vjeçaren nga Kenia, Joy, nismë që do të mundet të normalizoje jetesën e të resë. Në një lidhje me Skype në emisionin “Good Morning Albanians”, Karaj i bëri një thirrje Ministrisë së Shëndetësisë. Aktivistja tha se nuk është mirë që ta lënë të braktisur.

“Na duhet rreth 500 mijë euro për të bërë të mundur operimin e të resë. Ne si organizatë e kemi marrë përsipër këtë rast dhe do ta dërgojmë deri në fund këtë gjë. Mendoj që përpos aspektit ligjor, ndoshta tani është e rëndësishme që t’i bëhet një thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që mos ta lënë kështu të braktisur bashkë me nënën e saj që e kanë lënë ashtu. Kam folur me shoqen e saj në Instagram. Tani po mendojmë të takojmë të ëmën dhe të organizojmë eventin për disa fonde,”- tha Karaj.

Joy ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Vajza e re ishte rekrutuar për të punuar në kazinonë pranë stadiumit ‘Air Albania’, e cila operohet nga një kompani austriake që përfaqësohet ne Tiranë nga shtetasi Bledar Sinanaj, i njohur si Dari. Joy u zhduk më 13 gusht 2022 nga ora 03:25 e mëngjesit deri rreth orës 07:00 të mëngjesit. Ajo u gjet në gjendje të rëndë poshtë pallatit ku banonte në kat të dytë, por ngjarja është e mbuluar me mister. Policia reagoi vetëm pak ditë më parë, pas një heshtjeje 3-mujore. Rasti është regjistruar si 'plagosje e rëndë me dashje', por ende nuk ka një autor.

xheni karaj joy

Sondazh

Poll