Aktualitet

Durrës/ 23- vjeçari terrorizon qytetarin, e godet me grushte dhe e kërcënon me armë

Policia njofton se është arrestuar personi i identifikuar me iniciale A.D., i cili ka kërcënuar me armë sportive qytetarin dhe e ka goditur atë me grushte. 

11 Nëntor 2022, 13:11 Nga a.l
Durrës/ 23- vjeçari terrorizon qytetarin, e godet me grushte dhe e
Durres

DURRËS- Një 23- vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi ka kërcënuar me armë sportive një qytetar gjatë një konflikti për motive banale. Policia njofton se është arrestuar personi i identifikuar me iniciale A.D., i cili ka kërcënuar me armë sportive qytetarin dhe e ka goditur atë me grushte. 

Janë sekuestruar në cilësinë e provës një municion luftarak dhe disa aparate celulare. I riu pritet të përballet me akuzën për këtë vepër penale. 

Njoftimi i policisë: 

Kanosi me armë sportive një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet menjëherë në pranga 23-vjeçari.

Të arrestuarit iu sekuestrua arma sportive me të cilën kanosi, si dhe pranga si ato të Policisë, municion luftarak dhe disa aparate celulare, që iu gjetën në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 18, Durrës, një shtetas kishte kanosur me armë sportive një shtetas tjetër, gjatë një konflikti midis tyre, kanë organizuar punën dhe si rezultat, u bë kapja dhe arrestimi i menjëhershëm i shtetasit:

- A. D., 23 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive dhe ka goditur me grushte, një shtetas. Në vijim të veprimeve për këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e 23-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan, pranga si ato të Policisë, municion luftarak dhe disa aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

sherr ne durres

Sondazh

Poll