Aktualitet

VIDEO/ Doktorë dhe policë në këmbë, pamjet nga spitali ku u shtrua i plagosur kryebashkiaku i Divjakës

Të plagosurit ndodhen në spital ndërsa autori Ergest Xhelili është vënë në pranga.

11 Nëntor 2022, 12:33 Nga a.l
VIDEO/ Doktorë dhe policë në këmbë, pamjet nga spitali
Spitali rajonal i Divjakës

DIVJAKË- Pamjet që shihni vijnë nga spitali rajonal i Divjakës, ku mëngjesin e sotëm u dërgua i plagosur me thikë kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi.  Siç shihet edhe në video, në ambinetet e spitalit ndodhen disa efektivë dhe mjekë të cilët duket se po komunikojnë me njeri-tjetrin. 

Kryebashkiaku i Divjakës Fred Kokoneshi u plagos me thikë mëngjesin e sotëm nga Ergest Xhelili, ish-punonjës i bashkisë Divjakë në sektorin e Teknologjisë dhe Informacionit (IT), i cili është vënë në pranga nga policia. Xhelili pretendoi se krybashkiaku ka udhëruar lëvizjen nga vendi i punës të gruas së tij e cila punonte në spitalin e Divjakës.  “Pse më lëvize gruan nga puna,”- mësohet të ketë thënë Xhelili.

Sherri ka agravuar dhe i riu ka qëlluar me thikë kryebashkiakun, ai ka plagosur edhe shoferin e Kokoneshit, Gazmend Bullari që ka ndërhyrë për t’i ndarë. Të plagosurit ndodhen në spital ndërsa Xhelili është vënë në pranga./ Dosja.al 

 

 

plagoset fredi kokoneshi

Sondazh

Poll