Aktualitet

VIDEO/ Vazot mbushur me kanabis, pamjet nga "shtëpia e barit" në Krujë, në kërkim babai dhe dy djemtë (EMRA)

Në kërkim janë shpallur 3 persona, Qerim Xeka (babai), Kledi Xeka dhe Lutfi Xeka (2 djemtë e tij). 

11 Nëntor 2022, 11:35 Nga a.l
VIDEO/ Vazot mbushur me kanabis, pamjet nga "shtëpia e barit"
shtepia e barit ne Kruje

KRUJË- Pamjet që shihni janë të "shtëpisë së barit' në Krujë që u zbulua ditën e djeshme nga policia. Siç shihet nga videoja e publikuar nga policia në banesë janë përshtatur dy dhoma, njëra prej të cilave është e mbushur me vazo me kanabis dhe në tjetrën janë përgatitur dhjetëra vazo të tjera për të mbjellë bimët e kanabisit.

Sipas policisë brenda banesës janë gjetur 206 bimë narkotike të kultivuara brenda vazove. Në kërkim janë shpallur 3 persona, Qerim Xeka (babai), Kledi Xeka dhe Lutfi Xeka (2 djemtë e tij). 

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Derveni”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës. Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike. Shpallen në kërkim 3 shtetas (babai dhe 2 djemtë e tij) që kishin në ruajtje banesën e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike. Vijon puna intensive për kapjen e tyre. Gjendet dhe bllokohet një furgon brenda të cilit kishte pajisje të shumta elektrike, që do të shërbenin për përshtatjen e ambienteve të tjera të banesës, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba. Sekuestrohen 206 bimë narkotike, të kultivuara në vazo që u gjetën brenda 2 ambienteve të përshtatura me llamba. Sekuestohen gjithashtu, dhjetëra llamba dhe pajisje të tjera elektrike që ishin instaluar në 2 ambientet e banesës.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të tentativave për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të hapura e të mbyllura, dhe si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, mbështetur nga inteligjenca informative se në vendin e quajtur “Kodër Dushk”, në fshatin Derven, në banesen e një shtetasi që aktualisht jeton në Greqi, kultivoheshin bimë narkotike, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Derveni”. Në kuadër të këtij operacioni, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasve: -Q. X., L. X. dhe K. X. (babai dhe 2 djemtë e tij), të cilët kishin në ruajtje banesën ku Policia zbuloi 2 ambientet e përshtatura për kultivim të bimëve narkotike. Gjithashtu këtyre shtetasve, iu gjet dhe iu bllokua edhe një furgon brenda të cilit Policia gjeti pajisje të shumta elektrike që do të shërbenin për përshtatjen e ambienteve të tjera të banesës, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba. Vijon puna intensive për kapjen e të 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al

lutfi xeka qerim xeka kledi xeka shtepi bari ne kruje

Sondazh

Poll