Aktualitet

FT/ “Poker” vë në pranga 17 persona në Tiranë, Policia jep detaje nga operacioni: Sekuestrohen mijëra euro e paund

Organizatorët e biznesit të lojërave të fatit sipas Policisë janë Alban Bejo dhe Olsjan Cfarku. Në kuadër të operacionit të koduar 'Poker' u sekuestruan 11 makineri, 1 tavolinë pokeri, çipsa rreth 6240 euro, 6460 paund dhe 148 200 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. 

11 Nëntor 2022, 11:39 Nga e.k
FT/ “Poker” vë në pranga 17 persona në Tiranë,
Pamje nga aksioni i Policisë

TIRANË- Shtatëmbëdhjetë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati të paligjshme.

FT/ “Poker” vë në pranga 17 persona në Tiranë,
Tavolina e Pokerit e sekuestruar nga Policia

Aksioni i Policisë u zhvillua nga Komisariati i Poliicsë numër 2 në rrugën 'Bajram Curri'. Organizatorët e biznesit të lojërave të fatit sipas Policisë janë Alban Bejo dhe Olsjan Cfarku. Në kuadër të operacionit të koduar 'Poker' u sekuestruan 11 makineri, 1 tavolinë pokeri, çipsa, 13 celularë rreth 6240 euro, 6460 paund dhe 148 200 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. 

FT/ “Poker” vë në pranga 17 persona në Tiranë,
Makineritë e lojërave të fatit të sekuestruara

"Në përfundim të veprimeve për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. B., 34 vjeç dhe O. C., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale"; E. Z., 30 vjeç, E. B., 29 vjeç, E. H., 33 vjeç, L. I., 48 vjeç, D. G., 28 vjeç, E. T., 28 vjeç, K. Gj., 38 vjeç, A. K., 28 vjeç, K. B., 42 vjeç, I. K., 22 vjeç, R. D., 19 vjeç dhe E. D., 44 vjeç, të gjithë banues në Tiranë; E. Sh., 31 vjeç, A. Sh., 26 vjeç dhe H. I., 29 vjeç, të tre banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Këta shtetas janë kapur në flagrancë në ambientet e lokalit, duke ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit, që organizohej nga shtetasit A. B. dhe O. C. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e Policisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Poker”. Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në një lokal, vihen në pranga 17 shtetas, 2 prej tyre organizatorë.

Sekuestrohen 11 makineta, 1 tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi dhe shuma të konsiderueshme parash (euro, paund dhe lekë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker”.

Gjatë këtij operacioni, është ushtruar kontroll në një lokal, në bulevardin “Bajram Curri”. Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë 17 shtetas që ishin duke luajtur lojëra fati poker, me çipsa dhe letra bixhozi, dhe lojëra fati në makineta. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11 makineta, 1 tavolinë pokeri, valixhe me çipsa dhe letra bixhozi, që përdoreshin për ushtrimin e lojërave të fatit. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 13 aparate celulare, rreth 6240 euro, 6460 paund dhe 148 200 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. B., 34 vjeç dhe O. C., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale";

E. Z., 30 vjeç, E. B., 29 vjeç, E. H., 33 vjeç, L. I., 48 vjeç, D. G., 28 vjeç, E. T., 28 vjeç, K. Gj., 38 vjeç, A. K., 28 vjeç, K. B., 42 vjeç, I. K., 22 vjeç, R. D., 19 vjeç dhe E. D., 44 vjeç, të gjithë banues në Tiranë; E. Sh., 31 vjeç, A. Sh., 26 vjeç dhe H. I., 29 vjeç, të tre banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Këta shtetas janë kapur në flagrancë në ambientet e lokalit, duke ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit, që organizohej nga shtetasit A. B. dhe O. C. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes alban bejo olsjan cfarku

Sondazh

Poll