Aktualitet

Plagosja e kryebashkiakut të Divjakës, prokurori i Lushnjës: Ngjarja po ndiqet në dinamikë

Në një deklaratë për mediat, Mustafa ka theksuar se duke qenë se janë në fillim të hetimeve, në momentin që do të ketë detaje do të njoftohemi.

11 Nëntor 2022, 12:51 Nga I.A
Plagosja e kryebashkiakut të Divjakës, prokurori i Lushnjës:
Elion Mustafa

DIVJAKË- Prokurori i Prokurorisë Lushnjë, Elion Mustafa ka deklaruar se hetimet për plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij Gazmend Bullari po vazjdojnë dhe se ngjarja po ndiqet në dinamikë. Në një deklaratë për mediat, Mustafa ka theksuar se duke qenë se janë në fillim të hetimeve, në momentin që do të ketë detaje do të njoftohemi. 

“Sikurse e deklaroi dhe drejtori i Policisë së qarkut, është organizuar grupi hetimor menjëherë, janë kryer veprimet hetimore, ngjarja po ndiqet në dinamikë. Do njoftoheni në vijimësi me rezultatet e hetimit. Jemi vetëm në fillim të hetimeve, do njoftoheni për çdo të dhënë që do dalë nga hetimet”, u shpreh Mustafa.

Kryebashkiaku i Divjakës Fred Kokoneshi u plagos me thikë mëngjesin e sotëm nga Ergest Xhelili, ish-punonjës i bashkisë Divjakë në sektorin e Teknologjisë dhe Informacionit (IT), i cili është vënë në pranga nga policia. Xhelili pretendoi se krybashkiaku ka udhëruar lëvizjen nga vendi i punës të gruas së tij e cila punonte në spitalin e Divjakës. Sherri ka agravuar dhe i riu ka qëlluar me thikë kryebashkiakun, ai ka plagosur edhe shoferin e Kokoneshit, Gazmend Bullari që ka ndërhyrë për t’i ndarë. Të plagosurit ndodhen në spital ndërsa Xhelili është vënë në pranga.

elion mustafa plagoset fredi kokoneshi

Sondazh

Poll