Aktualitet

"Mbushën" disa qytete me kokainë, arrestohen 6 të rinj shqiptar në Gjermani

Policia gjeti në cilësinë e provës materiale 37 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe disa mijëra euro, të cilat u sekuestuan nga efektivët.

11 Nëntor 2022, 12:23 Nga a.l
"Mbushën" disa qytete me kokainë, arrestohen 6 të rinj
foto ilustruese

GJERMANI- Gjashët shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Gjermani pasi shpërndanin doza kokaine në disa qytete. Fillimihst është bërë arrestimi i një 19- vjeçari në qytetin e Kolnit. Gjatë kontrollit që policia ushtroi në banesën e të riut shqiptar, policia gjeti në cilësinë e provës materiale 37 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe disa mijëra euro, të cilat u sekuestuan nga efektivët.

Në banesë u gjetën edhe tre shqiptarë të tjerë të moshave 18, 19 dhe 20 vjeç. Policia gjithashtu ka kryer disa kontrolle në një tjetër banesë ku janë kapur dy shqiptarë të moshave 22 dhe 24 vjeç të cilët dyshohet të kenë bashkëpunim në rrjetin e shpërndarjes së drogës në qytetin Neumarkt. Për arsye hetimore nuk bëhen ende me dije identitetet e të rinjve shqiptarë që janë vënë në pranga dhe pritet të përballen e akuzën për këtë vepër penale./ Dosja.al

arrestohen 6 shqiptare ne gjermani

Sondazh

Poll