Aktualitet

Shkatërrohet banda e shqiptarëve në jugun e Anglisë, kapen me 200.000 paund "të bardhë", armë e kanabis

Policia ka sekuestruan një armë zjarri, 9,000 £ para, 1,4 kg kokainë dhe 22 kg kanabis, me një vlerë të kombinuar në rrugë prej 200,000 £.

11 Nëntor 2022, 10:41 Nga a.l
Shkatërrohet banda e shqiptarëve në jugun e Anglisë, kapen
Alfonc Palaj dhe Mario Tsorri

ANGLI- Një bandë shqiptare është goditur nga policia angleze në qytetin e Basildos. Grupi me 4 anëtarë mbante emrin "The Albanians" dhe furnizonte kokainë në Essex-in jugor në Basildo.  Nga hetimet e mëtejshme, banda përbëhej nga 29-vjeçari Mario Tsorri, 27-vjeçari Klodjan Doci, 23-vjeçari Alfonc Palaj dhe 31-vjeçari Dennis Hoj. Ata furnizonin këtë zonë me drogë të klasit A, shkruajnë mediat e huaja.  

Policia ka sekuestruan një armë zjarri, 9,000 £ para, 1,4 kg kokainë dhe 22 kg kanabis, me një vlerë të kombinuar në rrugë prej 200,000 £.

Akuzat ndaj anëtarëve të grupit kriminal 

-Tsorri, nga Norwood End, Basildon akuzohet për furnizim dhe kokainë dhe kanabis, posedimin e një arme të ndaluar dhe posedimin e municioneve pa certifikatë armë zjarri;

-Palaj, gjithashtu nga Norwood End akuzohet se ishte përgjegjës për furnizimin me kokainë, kanabis dhe posedim të pasurisë kriminale;

-Hoj, gjithashtu nga Norwood End, ishte përgjegjës për furnizimin me kokainë dhe kanabis;

-Doci, nga Courtney Park Road, Langdon Hills, u deklarua fajtor për furnizim me kokainë, kanabis dhe posedim të pasurisë kriminale.

Shkatërrohet banda e shqiptarëve në jugun e Anglisë, kapen
Klodjan Doci dhe Dennis Hoj

Në shtator Doci u burgos për tre vjet e tre muaj ndërsa Hoj u dënua me tre vjet e pesë muaj. Të martën e kësaj jave (8 nëntor), Tsorri u dënua me gjithsej 11 vjet e katër muaj burg, ndërsa Palaj u dënua me pesë vjet e 10 muaj. Oficerët e policisë kanë rënë në gjurmët e shiqptarëve dhjetorin e kaluar, përmes linjës së një telefoni celular ku ata komunikonin për të shpërndarë drogën./Dosja.al

alfonc palaj mario tsorri klodian doci dennis hoj

Sondazh

Poll