Aktualitet

DETAJE/ Si u morën gratë nga veriu për të punuar në fermën e Kanabisit në Kutalli: Do vilni ullinj

Ato pasi janë dërguar në fshatin Drenovicë janë kërcënuar nga dy gra me emrin Drita dhe Izmira Mema, në mnëyrë që të mos linin punën e as të mos u tregonin familjarëve të tyre se çfarë pune bënin. 

11 Nëntor 2022, 10:47 Nga I.A
DETAJE/ Si u morën gratë nga veriu për të punuar në
Kanabisi

BERAT- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me femrën e kanabisit që është zbuluar në njësinë Kutalli në Beratit. Mësohet se gratë janë marrë nga veriu duke u mashtruar se do të punon për të vjelë ullinj. Ato pasi janë dërguar në fshatin Drenovicë janë kërcënuar nga dy gra me emrin Drita dhe Izmira Mema, në mnëyrë që të mos linin punën e as të mos u tregonin familjarëve të tyre se çfarë pune bënin. 

Gratë në fermë shkonin natën dhe ikin po ashtu natën, në mënyrë që të mos zbuloheshin nga banorët e fshatit. Po ashtu ato nuk dinin as emrin e fshatit se ku ndodheshin si dhe as kur do të përfundonte puna. 

operacion antidroge ne berat

Sondazh

Poll