Aktualitet

Sot u plagos me thikë, Kokoneshi u dhunua në korrik, 32-vjeçari e qëlloi me shpullë pranë bashkisë Divjakë

Kallëzimi u bë nga vetë kryebashkiaku, i cili deklaroi në polici se ishte sharë, ofenduar dhe goditur me shuplakë nga Sterkaj.

11 Nëntor 2022, 10:35 Nga F.M
Sot u plagos me thikë, Kokoneshi u dhunua në korrik, 32-vjeçari
Fredi Kokoneshi

DIVJAKË- Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi i cili u plagos ditën e sotme me thikë, është dhunuar edhe në korrik të këtij viti. Ngjarja ndodhi pranë Bashkisë Divjakë dhe autori i dhunimit ishte dhe 32-vjeçari Dritan Sterkaj. Kallëzimi u bë nga vetë kryebashkiaku, i cili deklaroi në polici se ishte sharë, ofenduar dhe goditur me shuplakë nga Sterkaj.

Njoftimi i policisë më 13 korrik

Divjakë/ Në datë 11.07.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë ka bërë kallëzim shtetasi F. K., 54 vjeç, banues në Divjakë,(Kryetar i Bashkisë Divjakë), se shtetasi D. S., 32 vjeç, banues në Divjakë, e ka goditur me grushte dhe e ka ofenduar për shkak të detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim.

fredi kokoneshi plagoset fredi kokoneshi

Sondazh

Poll