Politike

Çfarë do ndodhë në protestë? Berisha: Shqipëria po zien! Do shkojmë deri në mosbindje civile për votën e lirë

Berisha u shpreh se Shqipëria po zien e se qytetarët do të shkojnë deri në mosbindje civile për të mbrojtur votën e lirë.

10 Nëntor 2022, 21:21 Nga k.m
Çfarë do ndodhë në protestë? Berisha: Shqipëria
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bwrw njw prezantim tw shkurtwr tw asaj qw pritet nw protestwn e 12 nwntorit tw organizuar nga opozita e vendit. I pyetur se çfarë do të ndodhë në protestën e 12 nëntorit. Në një lidhje me 'Skype' në emisionin 'Opinion', Berisha u shpreh se Shqipëria po zien e se qytetarët do të shkojnë deri në mosbindje civile për të mbrojtur votën e lirë. Po ashtu, në daljen e sotme, Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa lidhur me Partinë e Lirisë u shpreh se janë bashkë për të zhdukur të keqen, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama. 

Pjesë nga intervista

Fevziu: A rrezikon kjo protestë të jetë një bast i rrezikshëm, që nëse do jetë më e vogël se ajo e 7 Korrikut dëmton strategjinë tuaj?

Berisha: Asnjë bast dhe asnjë rrezik. Kjo protestë do të jetë një protestë që do të grijë nga themelet një regjim të bazuar në drogën dhe krimin.

Fevziu: Nëse nuk ndodh kthehet në boomerang…

Berisha: Zoti Fevziu, një vend me liri fiktive që ka zbritur 4 vende më poshtë për lirinë dhe të drejtat e njeriut, është një vend që duhet të ngrihet në revoltë për të gjetur rrugën e zgjedhjeve të lira.

Fevziu: A do të jetë Partia e Lirisë?

Berisha: Për protestën është bërë takim paraprak me kryetarin e PL dhe shoqërinë civile dhe të gjitha këto do të jenë të pranishëm, do i adresohen popullit opozitar. Është inaugurimi i një sezoni të vështirë për një kryeministër, i cili bën gjithçka për të fshehur aferat e tij, i cili flet në parlament me gjuhën e një ordineri të shpërfytyruar për të hequr vëmendjen e qytetarëve nga ligji i portit të Durrësit ku është aksioner, të paktën 20-30%.

Pyetja: Çfarë do ndodhë në protestë?

Berisha: Tek protesta është simboli i revoltës popullore. Shqipëria po zien, mezi po presin të mëdhenj e të vegjël që të mbushin sheshin në rrugët e Tiranës. Kjo protestë do të dridhë nga themelet regjimin e Edi Ramës. është një vend që duhet të ngrihet në revoltë. PL do jetë aktive lirisht në protestë. Për protestën është bërë një takim paraprak me kryetarin e Partisë së Lirisë dhe të gjitha këto do të jenë dëshmi dhe të pranishëm. Do shkojmë deri në mosbindje civile për votën e lirë.

sali berisha

Sondazh

Poll