Politike

Noka jep sinjale për marrëveshje me grupin e Alibeajt: Asgjë nuk është mbyllur nga ne, portat janë ende të hapura

Flamur Noka tha se pret që të gjithë demokratët të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit. 

10 Nëntor 2022, 20:59 Nga k.m.
Noka jep sinjale për marrëveshje me grupin e Alibeajt: Asgjë nuk
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka dha sinjale se bisedimet me grupin e Enkelejd Alibeajt për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale, nuk kanë përfunduar. I ftuar në mbrëmjen e sotme në Frontline në News24, Noka u shpreh se grupi i Alibeajt i ka dyert e hapura për të gjetur një gjuhë të përbashkët. E po ashtu, shtoi se pret që të gjithë demokratët të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit. 

"Alibeaj në protestë? Besoj do të jenë sepse nuk mund të ndodhë ndryshe. Ne me partinë e Lirisë jemi në një koalicion. janë disa parti që presin të bëjmë marrëveshje. Do bëhet një front i gjerë. Koalicioni do të jetë i madh. Nuk dua të besoj që asnjë nga kolegët e mi demokratë, të dalë nga vota e demokratëve të bëhet mercenar i Ramës. Jemi të hapur akoma. Asgjë nuk është mbyllur. Ka shpresa. Shpresojmë, presim. Nuk dua ta besoj që demokratët do bëhen mercenarë të Ramës. Siç është vullneti nga ne, presim dhe nga pala tjetër. Kjo është ajo që dua të dëshiroj. Pavarësisht qejf mbetjeve me njëri-tjetrin jemi të detyruar që të mbështetemi. Dyert nuk janë mbyllur, deri në ditët që të përballemi me regjimin, dyert i kemi jo 2 por 4 kanata hapur. Kurrë nuk është vonë nëse ka vullnet mes palëve. Jo ka lidhje vetëm me qëndrimin e Edi Ramës, regjimit të tij dhe me qëndrimin e jetën politike. Unë dua të besoj se ka vullnete, le të presim. mesazhi për protestën është se çdo shqiptar duhet të protestojë, nënshtrimi ndaj regjimit është vdekje e ngadaltë për të gjithë ne. Regjimi mundet dhe është në momentin më të dobët të tij,”- tha Noka.

flamur noka

Sondazh

Poll