10 Nëntor 2022, 19:57
Nga A.B
Ori Nebiaj dhe Grida Duma
TIRANË- Moderatorja dhe tashmë deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Oriela Nebiaj ka folur rreth përjetimeve që ka kaluar ditët e fundit për faktin se vendi i Grida Dumës në Kuvend i kalon asaj. Në nisje të emisionit që moderon prej muajsh, 'Përputhen', Nebiaj u urua nga analisti Arjan Konomi. Ai u shpreh se nuk ka ndodhur ndonjëherë që këtë emision ta prezantojë një deputete.
Nebiaj pranoi se ka ende emocione mirëpo shpreh dhe dyshimet e saj për këtë post të ri. Ajo shton se ndjen se politika shqiptare nuk po përfaqëson asnjeri e se ka frikë se do jetë e vetme në seancat parlamentare.
BISEDA:
Ori Nebiaj: Shumë gjëra nuk po merren vesh së fundmi...
Arjan Konomi: S'ka bërë vaki ndonjëherë që Përputhen ta prezantojë një deputete. Urime, si ndihesh që ke ardhur për të regjistruar këtu dhe duke qënë me statusin e deputetes.
Nebiaj: Më dridhen gjunjët, për përgjegjësinë e cdo vote që peshon sot mbi mua më shumë se kurrë. E gjithë stërmundimi që kam është në lidhje me këtë, të gjitha përmendjet e emrit të emisionit në Kuvend sikur thërritën njëra tjetrën. Aë shumë sa e kanë përmendur duket si trajtim. Jam akoma e nxehtë me përjetimin tim. Doja të isha në parlament për të gjithë ata që më votonin. Kur mora vesh dorëheqjen e Dumës do isha në radhë, e dija. E shihja të largët se nuk është një punë me rrogë, është një përgjegjësi që duhet ta marrësh përsipër. Sot më duket sikur arena politike nuk përfaqëson askënd, më duket sikur do jem vetëm aty.
I detyrohem shumë ekranit të Top Channel për emocionet që më ka dhënë.
Ori Nebiaj ishte e 18-ta në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, në Tiranë. Pavarësisht se mori rreth 5600 vota, ajo nuk u zgjodh deputete përmes thyerjes së herësit dhe demokratët nxorën 15 deputetë nga kryeqyteti. Por me vendimin që mori Grida Duma për t'u dorëhequr nga mandati i deputetes, duket se tani Kuvendi ka një vend për moderatoren, e cila drejton programin "Për'puthen" në TopChannel.
ori nebiaj grida duma oriela nebiaj
Politike
10 Nëntor 2022, 19:53
k.m.
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka folur mbi deklaratat dhe ofendimet e fundit të kryeministrit Edi Rama...
Politike
10 Nëntor 2022, 19:44
A.B
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se për Projektin e Portit të Durrësit, PD nuk ishte njoftua...
Politike
10 Nëntor 2022, 19:40
A.B
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se përdor lëndë narkotike....
Politike
10 Nëntor 2022, 18:21
k.m.
Selia e PD
TIRANË- 7 kandidatët që garojnë në Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës janë ...
Politike
10 Nëntor 2022, 18:11
A.B
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Ra...
Politike
10 Nëntor 2022, 17:32
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me Portin e Durrësit. Në një p...
Politike
10 Nëntor 2022, 17:21
k.m.
Edi Rama dhe Ilir Meta
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Pas akuzave të këtij t&...
Politike
10 Nëntor 2022, 15:49
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Kuvend me deputetët e Partisë Demokratike, Edi P...
Politike
10 Nëntor 2022, 15:39
A.B
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i quan akuzat e ngritura ndaj tij 'histori' me të dehur të krijuar nga kr...
Politike
10 Nëntor 2022, 15:12
A.B
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për ta p...