Politike

'Të më hedhë në gjyq'/ Paloka: Rama pi kokainë në zyrë para seancave të forta, e dimë kush ia sjell

Paloka tha se nëse deklaratat që ai thotë për Ramën janë gënjeshtra, lehtësisht mund ta hedhë në gjyq.

10 Nëntor 2022, 19:40 Nga A.B
'Të më hedhë në gjyq'/ Paloka: Rama pi
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se përdor lëndë narkotike. I ftuar në 'abcnews', ai u shpreh se të gjithë janë në dijeni se Rama pi kokainë para se të futet në seancat që janë të rëndësishme. Po ashtu, ai shtoi se ka persona që dinë se kush ia siguron lëndën narkotike.

'Në cdo seancë të rëndësishme, ai nuk hyn në sallë pa i fut disa rrjeshta kokainë. Le të më hedhë në gjyq nëse do. Njerëzit që i kanë ndejtur afër e dinë dhe e kanë thënë. E kanë parë në zyrë, e dinë të gjithë që Rama pi kokainë e dinë dhe kush ia sjell. '- tha Paloka.

Kjo deklaratë vjen pas kërkesës që disa deputetë të Partisë Socialiste bënë kundrejt Palokës dhe deputetit të PD-së, Bujar Leskajt, për përjashtim. Sipas tyre, këto dy deputetë, kishin konsumuar alkool kur erdhën në Kuvend, përdorën fjalë banale dhe kryen veprime të turpshme.

edi paloka dehja e palokes dhe leskajt

Sondazh

Poll