Politike

Porti i Durrësit, Paloka: PD nuk e dinte që do kalonte ky projektligj në Kuvend, porti po kalon në duart e Beogradit

Paloka quan projektin e Portit të Durrësit si vjedhjen më të madhe që iu është bërë vendit.

10 Nëntor 2022, 19:44 Nga A.B
Porti i Durrësit, Paloka: PD nuk e dinte që do kalonte ky projektligj
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se për Projektin e Portit të Durrësit, PD nuk ishte njoftuar dhe as nuk e dinte se do kalonte si projektligj me procedurë të përshpejtuar. Në studion e 'abcnews', Paloka tha se në këtë projekt janë të përfshira miliona katrorë që do t'i jepen dukujt që vetëm Qeveria e Ramës është në dijeni. 

'Dje erdhi papritur, ne të PD-së nuk dinim asgjë fare. Atë parlament e trajton Rama si do. Nuk ishte njoftuar, ne as nuk e dinim që do kalonte ky projektligj me procedurë të përshpejtuar, kështu futet një ligj kur është emergjencë, kur bie tërmet. Kjo është një çështje që ka 2 vjet që diskutohet, cfarë kishte këtu, që të fshihej informacioni për këtë aferë. Janë miliona katërorë në Portin e Durrësit që i jepet dikujt që nuk e dimë se kujt. Porti i Durrësit jo vetëm që po nxjerr Beogradin në det, po po kalon në duart e Beogradit, nuk është vetëm një dalje. Sot kemi një vjedhje gjigande, janë miliona metra tokë që nuk dihet se ku po shkojnë.'- tha Paloka.

Projekti i Portit të Durrësit solli debate në Kuvend mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama, i cili nuk e kurseu gjuhën e ashpër. Kreu i qeverisë e cilësoi projektin si një investim të paimagjinuar ndonjëherë për Shqipërinë. 

Mohamed Alabbar, i njohur si themeluesi i “Emaar Properties”, e zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall, është paraqitur nga qeveria si investitor i projektit të portit të Durrësit. Aktualisht kompania e regjistruar në vendin tonë për projektin ka statusin e investitorit strategjik dhe për llogari të projektit janë vënë në dispozicion 209 pasuri shtetërore. Kompania zotëruese e aksioneve ishte Symphony Real Estate Development që pak kohë më parë i kaloi aksionet tek NORTH EAST REAL ESTATE HOLDINGS LIMITED.

Opozita e quan aferën më të madhe korruptive faljen e 800 mije metrave katrore një kompani off shore, për të cilën kryetari i PD, Sali Berisha thotë se ka si aksionere vellezërit Kariç. Sipas opozitës ky është një projekt i Rames dhe Vuçic për të marrë Portin e Durrësit.

Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

edi paloka porti i durresit

Sondazh

Poll