Politike

“Ishin të dehur, të përjashtohen nga Kuvendi”/ Flamur Noka i del në mbrojtje Palokës dhe Leskaj: S'kishin pirë, u sulmuan nga Rama

Flamur Noka hodhi poshtë akuzat ndaj kolegëve të tij, duke shigjetuar kryeministrin Edi Rama se ishte në siklet dhe donte zhvendosje të vëmendjes.

10 Nëntor 2022, 20:15 Nga k.m.
“Ishin të dehur, të përjashtohen nga Kuvendi”/ Flamur
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka komentoi pretendimet e socialistëve se deputetët demokratë, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj shkuan të dehur në Kuvend. I ftuar në emisionin “Frontline” në Neës24, Flamur Noka hodhi poshtë akuzat ndaj kolegëve të tij, duke shigjetuar kryeministrin Edi Rama se ishte në siklet dhe donte zhvendosje të vëmendjes.

"Sot kukullat e Edi Ramës nuk ngurruan për të përjashtuar dy deputetë të opozitës. Asnjëri nuk ka qenë i dehur, por ata nuk ishin dje. Gjatë ditës kur erdhën Rama nuk ishte. Ata sot kishin mundësi ti kërkonin llogari për fyerjet e sharjet. I kërkuan llogari Sulltanit të Surrelit dhe u shpallën armiq, ndërsa sulltani i Surrelit shan poshtëron dhe nuk marrin masa,"-tha Noka në fjalën e tij.

Reagimi i Nokës vjen pas vendimit të dorëzimit të kërkesës së Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë për ta përjashtuar Edi Palokën dhe deputetin Bujar Leskaj për 10 ditë nga seancat plenare. Ata akuzohen nga Partia Socialiste, se kishin hyrë të alkoolizuar në seancë. Të dy deputetët e kanë mohuar një gjë të tillë, duke u shprehur se ishin të gatshëm të bënin testet e nevojshme për të hedhur poshtë aludimet ndaj tyre. 

flamur noka

Sondazh

Poll