Politike

'Seanca u ndërpre, ndoshta zonja iku për nevoja personale'/ Ofendoi Ramën, Paloka: E bëra me vetëdije

Duke komentuar sërish debatin me kryeministrin Edi Rama, deputeti Edi Paloka pohoi se ofendimet që i tha i bëri me vetëdije të plotë. 

10 Nëntor 2022, 20:51 Nga A.B
'Seanca u ndërpre, ndoshta zonja iku për nevoja personale'/
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti i PD-së, Edi Paloka u shpreh se nuk e kuptoi se përse u ndërpre seanca e ditës së sotme në Kuvend. I ftuar në emisionin 'Të paekspozuarit', Paloka aludoi se mbase kryetarja e Kuvendit ndërpreu Kuvendit për të kryer nevojat e saj personale. Më tej, duke komentuar sërish debatin me kryeministrin Edi Rama, deputeti pohoi se ofendimet që i tha i bëri me vetëdije të plotë. 

'Nuk e di pse zonja ndërpreu seancën për 5 minuta, ndoshta shkoi për të bërë nevojat e saj. Ky Zotëria siç provokon bëri të njëjtën gjë, e filloi me Leskajn, ne i zbrazëm të gjitha ato që pamë dhe dëgjuam dje. I thashë që je i pa fe, gjel i krekosur pas plehut, miza në b*** të kalit. Unë nuk e kam fjalorin e pasur sa Rama, po ia thash të njëjtat fyerje siç ai bëri dje për opozitën. E bëra me vetëdije të plotë. Asnjë vërejtje formale nuk iu bënë Ramës dje, unë dhe Leskaj do përjashtohemi nesër se sot i thamë Ramës atë që na tha ai.'- tha Paloka. 

edi paloka dehja e palokes dhe leskajt

Sondazh

Poll