Politike

Berisha thërret në takim 7 kandidatët e Primareve për Tiranën, POROSIA: Tregoni vlerat tuaja, bëni fushatë korrekte

Sali Berisha ka kërkuar mobilizimin e kandidatëve për protestën e 12 nëntorit.

10 Nëntor 2022, 18:21 Nga k.m.
Berisha thërret në takim 7 kandidatët e Primareve për
Selia e PD

TIRANË- 7 kandidatët që garojnë në Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës janë thirrur në një takim në selinë blu nga kryedemokrati Sali Berisha për t'i dhënë disa direktiva. Në mbledhjen që ka nisur prej disa minutash, Berisha ka kërkuar mobilizimin e kandidatëve për protestën e 12 nëntorit.

Në takim janë: Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Gert Bogdani, Julian Deda, Adriana Kalaja, Enklejda Fejzo dhe Fatmir Merkoçi. PD-ja ende nuk ka dalë me një njoftim për takimin, por mediat kanë bërë me dije se Nerisha u ka kërkuar kandidatëve që të bëjnë fushatë korrekte dhe të respektojnë njëri-tjetrin. Mësohet se Berisha u ka thënë 7 kandidatëve se testi kryesor i funksionalitetit të Primareve është Tirana. Por kërkoi dhe diçka nga demokratët që do garojnë; të jenë të ndershëm. 

“Jeni personalitete, tregoni vlerat tuaja dhe bëni fushatë korrekte,”- mësohet të jetë shprehur Sali Berisha në takim.

Por përveç Primareve dge protestës të të shtunës, në fokus të bisedimeve do të jenë edhe zgjedhjet vendore të 2023, ku një prej tyre do të përballet me kundërshtarin socialist, Erion Veliaj.

sali berisha

Sondazh

Poll