Politike

Porti i Durrësit, Blushi: Krim i paamnistueshëm, Rama je i kapur mat! Ndrysho mallin, ndëshkimit s'do i shpëtosh

Blushi thotë se nxitimi i Ramës për të zbatuar amnistinë fiskale është një krim i paamnistueshëm.

10 Nëntor 2022, 18:11 Nga A.B
Porti i Durrësit, Blushi: Krim i paamnistueshëm, Rama je i kapur mat!
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit. Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin e tij social, Blushi thotë se nxitimi i Ramës për të zbatuar amnistinë fiskale është një krim i paamnistueshëm. Po ashtu, ai shton se Rama nuk do t'i shpëtojë ndëshkimit pavarësisht krimeve që po bën. 

POSTIMI I TEDI BLUSHIT:

Nxitimi i Edi Ramës për të zbatuar amnistinë fiskale përmes tjetërsimit mafioz të Portit të Durrësit është një krim i paamnistueshëm. Kjo aferë mafioze do të ndëshkohet rëndë shumë shpejt. Pronarët e fshehur të kompanive guacka offshore janë vetë Edi Rama. Je i kapur mat! Më kot përpëlitesh duke shkumbëzuar me fjalor banal! Ndrysho mallin dhe mundohu të thithësh sa më shumë ajër në këto ditët e fundit të lirisë! Edhe ti vetë e di: Ndëshkimit nuk do t'i shpëtosh kurrë!

Mohamed Alabbar, i njohur si themeluesi i “Emaar Properties”, e zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall, është paraqitur nga qeveria si investitor i projektit të portit të Durrësit. Aktualisht kompania e regjistruar në vendin tonë për projektin ka statusin e investitorit strategjik dhe për llogari të projektit janë vënë në dispozicion 209 pasuri shtetërore. Kompania zotëruese e aksioneve ishte Symphony Real Estate Development që pak kohë më parë i kaloi aksionet tek NORTH EAST REAL ESTATE HOLDINGS LIMITED.

Opozita e quan aferën më të madhe korruptive faljen e 800 mije metrave katrore një kompani off shore, për të cilën kryetari i PD, Sali Berisha thotë se ka si aksionere vellezërit Kariç. Sipas opozitës ky është një projekt i Rames dhe Vuçic për të marrë Portin e Durrësit.

Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

tedi blushi porti i durresit

Sondazh

Poll