Politike

Rama thërret anti-miting në Lushnje, zbulohet SMS se si mobilizohet administrata

26 Shkurt 2019, 09:30 Nga DOSJA
Rama thërret anti-miting në Lushnje, zbulohet SMS se si mobilizohet

TIRANË– Kryeminsitri Edi Rama ka vendosur që të bëjë lëvizjen e radhës në “luftën e fothtë” të nisur me opozitës, pasi kjo e fundit ka vendosur që të djegë mandatet e deputetëve.

Mësohet se Rama do të zhvillojë sot një takim me qytetarë e militant të PS në Lushnje, si një përgjigje për opzitën, e cila ka nisur protesta në të gjithë Shqipërinë.

Sipas një mesazhi të publikuar, shihet se në takimin me Ramën në Lushnje janë thirrur punonjës të administratës.

Sipas mesazhit të nisur nga bashkitë e Lushnjes dhe ajo Divjakës, jepen porosi se duhet të mblidhen sa më shumë njerëz për këtë anti-miting të kryeministrit.

Në tekstin e mëposhtëm zbulohet se administrata merret me organizimin e këtij tubimi, duke vënë në dispozicion edhe makinat e shtetit.

Një takim i ngjashëm u bë dhe në Vlorë, duke u cilësuar si antimiting  i qeverisë, po ashtu u zbulua se  qytetarët që mbushën sheshin e qyteti kishin ardhur me autobusa nga vende të ndryshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike administrata ne proteste edi rama miting ne lushnje rama i pergjigjet opozites zbulohet sms administrata ne proteste edi rama miting ne lushnje rama i pergjigjet opozites zbulohet sms

Sondazh

Poll