Politike

Boçi: Udhëtimet e Ramës janë sa investimet për kërkim shkencor, buxheti juaj ka ngelur në vend

Po ashtu ai përmendi dhe investimet që qeveria ka bërë për kërkimin shkencor, që sipas tij janë sa udhëtimet me charter të Ramës.

10 Nëntor 2022, 11:44 Nga I.A
Boçi: Udhëtimet e Ramës janë sa investimet për
Luçiano Boçi

TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi deklaroi sot se maxhoranca vjedh paratë e qytetarëve, pasi nuk ua kthejnë në shëbime. Gjatë fjalës në Kuvend, Boçi ka theksuar se buxhetimi i arsimit është më i ulëti dhe paratë ikin në drejtim të paditur. Po ashtu ai përmendi dhe investimet që qeveria ka bërë për kërkimin shkencor, që sipas tij janë sa udhëtimet me charter të Ramës.

"Vazhduat me këtë rutinën tuaj dy ditore për buxhetin. Duket këtu sikur janë dy palë, njëra që e lavdëron buxhetin që jeni ju qeveria, kemi dhe palën tjetër që nuk e do buxhetin. Opozita, por në fakt opozita ka të drejtë sepse buxheti nuk është siç dihet. Deputetet tuaj kanë vetëm një detyrë të ngren kartonat jeshilë. Ju buxhetin e shihni si bankomat, ku fusni kartat tuaja dhe më pas shkoni me pushime, për tendera sekretë, shkoni në ishuj. Ju përdorni në fakt paratë e palës së tretë, pala e vërtetë njerëzit. Ju i vidhni ata, sepse nuk ua ktheni më paratë në shërbime. Keni 10 vite po të njejtat fjalë, buxheti më i madh, pagat më të larta, rilindja e para. Ju vini këtu me pompozitet, se buxheti është po i njejti, pagat janë po të njejtat. Buxhetimi i arsimit është më i ulti, buxhetimi i arsimit është në vend. Paratë tuaja ikin në drejtim të paditur. Ku e keni bujqësinë ju se shumë mirë Braçe do e ngrej shqetësimin e ullirit. Duke ju referuar të vërtetave te ai buxheti me fjalët e ndryshuara nga ju, çfarë nuk keni premtuar ju aty. Unë po kam vetëm për një aspekt, investimimi i mbrojtjes kibernetike. Kam marrë fjalimin tim vjet ku kam thënë se investimet për kërkim shkencor janë sa udhëtimet me charter të Ramës. Dhe aq ishin vërtetë," tha Boçi.

luçiano boçi seance plenare 10 nentor 2022 kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll