Sport

Inter shfryn inatin ndaj Bologna-s, 6 gola në 'San Siro', Asllani prek shtyllën! Fiorentina dhe Torino fitojnë

Inter shkatërron Bolognën 6-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Serie A dhe ngjitet përkohësisht në vendin e katërt të renditjes.

9 Nëntor 2022, 22:57 Nga DOSJA

Inter shfryn inatin ndaj Bologna-s, 6 gola në 'San Siro', Asllani

ITALI- Inter shkatërron Bolognën 6-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Serie A dhe ngjitet përkohësisht në vendin e katërt të renditjes. Goli i Lykogiannis (22') trembi zikaltrit, por djemtë e Inzaghit përmbysën gjithçka në pjesën e parë me golat e Dzeko (26'), Dimarco (36') dhe Lautaro Martinez (42').

Në pjesën e dytë ka vend edhe për një tjetër gol të Dimarco-s(48'), ndërsa në minutën e (59') Calhanoglu do të shënonte golin e pestë nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i fundit erdhi nga Gosens (76').

Një rezultat i rëndësishëm për ecurinë e skuadrës zikaltër. Në takimet e tjera, Fiorentina ia del të fitojë ndaj Salernitanës me shifrat 2-1, ndërsa Torino-Sampdoria përfundoi 2-0.
E.Ç (Dosja.al)

inter serie a asllani

Sondazh

Poll