Sport

Deschamps harton listën e Francës për Katar 2022! Zbulohet kush mungon dhe risitë

Pak surpriza në mesin e 26 lojtarëve të Francës për Botërorin 2022.

9 Nëntor 2022, 21:43 Nga DOSJA

Deschamps harton listën e Francës për Katar 2022! Zbulohet kush

FRANCË- Pak surpriza në mesin e 26 lojtarëve të Francës për Botërorin 2022. Të gjithë emrat e mëdhenj të Deschamps janë grumbulluar dhe 'gjelat' synojnë të përsërisin suksesin e vitit 2018. Mungesa e madhe është ajo e Mike Maignan, i cili nuk është rikuperuar nga dëmtimi.

Në portë, së bashku me Lloris, do të jenë pra Mandanda dhe Areola. Gjithashtu mungojnë Jonathan Clauss, Anthony Martial, Boubacar Kamara, Lucas Digne dhe Ferland Mendy. Pogba dhe Kantè të lënduar dhe do të humbasin Botërorin si Maignan.

Lojtarët e tjerë të Milan-it, Theo Hernandez dhe Giroud janë grumbulluar, si dhe lojtari i Juventusit, Rabiot. Në sulm Benzema, Mbappé, Griezmann, Nkunku, Coman dhe Dembelè.Duke folur për pjesën e mbrojtjes, Deschamps u përqendrua te Saliba, Upamecano dhe Konatè, së bashku me Lucas Hernandez, Pavard, Koundé dhe Kimpembe.

LOJTARËT E GRUMBULLUAR

Portierë: Lloris (Tottenham), Mandanda (Rennes), Areola (ëest Ham)

Mbrojtës: Koundé (Barcelona), Pavard (Bayern Munich), Varane (Manchester United), Saliba (Arsenal), Lucas Hernandez (Bayern Munich), Kimpembe (PSG), Theo Hernandez (Milan), Upamecano (Bayern Munich), Konate ( Liverpool)

Mesfushorët: Fofana (Monaco), Tchouameni (Real Madrid), Camavinga (Real Madrid), Rabiot (Juventus), Veretout (Marseille), Guendouzi (Marseille)

Sulmues: Mbappé (PSG), Giroud (Milan), Benzema (Real Madrid), Griezmann (Atletico Madrid), Nkunku (Leipzig), Coman (Bayern Munich), Dembélé (Barcelona).

E.Ç (Dosja.al)

franca kupa e botes deschamps

Sondazh

Poll