Sport

Miqësorja në Marbella, Shqipëria mundet nga Katari

Është luajtur sot në Marbella të Spanjës miqësorja Katar-Shqipëri, që përfundoi me fitoren minimale 1-0 të Katarit.

9 Nëntor 2022, 20:59 Nga DOSJA

Miqësorja në Marbella, Shqipëria mundet nga Katari

SPANJË- Është luajtur sot në Marbella të Spanjës miqësorja Katar-Shqipëri, që përfundoi me fitoren minimale 1-0 të Katarit.Në minutën e 36-të, gjyqtari akordon një 11-metërsh të diskutueshëm pas një faulli në hyrje të zonës nga Rrapaj. Lojtarët kuqezinj protestojnë pasi pretendojnë se ndërhyrja ishte jashtë zonës dhe Janku ndëshkohet me të verdhë për protestat. Nga pika e bardhë godet Almoez Ali Abdulla dhe shënon duke kaluar në avantazh Katarin.

Shqipëria reagon dhe i afrohet golit fillimisht në minutën e 20-të me Hardrojn që për pak i rrëmben topin portierit në dalje, ndërsa në minutën e 25-të një krosim nga mesfusha për pak kthehet në gol pasi sërish portieri gabon në dalje me topin që largohet nga mbrojtja në moment të fundit.

Në minutën e 80-të Abazaj detyrohet të lërë fushën për shkak të një problemi fizik dhe në lojë hyn Xhixha. Në minutat e fundit Shqipëria vazhdon të ngulmojë për golin e barazimit, duke sulmuar vazhdimisht e duke e spostuar lojën kryesisht në mesfushën kundërshtare.

E.Ç (Dosja.al)

katari shqiperia

Sondazh

Poll