Politike

Turizmi 'ndez' debatin/ Bushati-Kumbaros: Nuk the asnjë fjalë për buxhetin. Nikolla i pret fjalën: Mos mu lut fare

Bushati u shpreh se ministrja nuk tha asnjë fjalë për buxhetin dhe investimet pasi sipas tij investimet janë ulur. Në debat u përfshi dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila i ndërpreu fjalës deputetit me arsyetimin se diskutimi i tij nuk ishte për procedurë. 

10 Nëntor 2022, 11:12 Nga e.k
Turizmi 'ndez' debatin/ Bushati-Kumbaros: Nuk the asnjë
Helidon Bushati

TIRANË- Buxheti i vitit 2023 ka sjellë dhe ditën e sotme debate në seancën plenare. Pas fjalës së ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, e cila u shpreh se shqiptarët e kanë ndëshkuar opozitën me 3 mandate teksa i akuzoi se flasin më të zezat për vendin, deputeti demokrat Helidon Bushati kërkoi fjalën për replikë. Bushati u shpreh se ministrja nuk tha asnjë fjalë për buxhetin dhe investimet pasi sipas tij investimet janë ulur. Në debat u përfshi dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila i ndërpreu fjalës deputetit me arsyetimin se diskutimi i tij nuk ishte për procedurë. 

Në momentin që i pritet fjala deputeti demokrat flet pa mikrofon dhe nuk dëgjohet ndërkohë Nikolla i thotë që të mos lutet fare pasi nuk mund t'i jepte të drejtë për replikë.

Pjesë nga debati:

Mirela Kumbaro: Si mund të kemi politikanë që fërkojnë barkun duke folur me fjalë të zeza për Shqipërisë. Si ka mundësi që të keni një dëshirë perverse për të nxirë turizmin. Shqiptarët ju kanë ndëshkuar me 3 mandate në opozitë.

Helidon Bushati: Nuk e kuptoj se pse ministrja tha se do të përgënjështrojë kolegët. Nuk tha asnjë fjalë për buxhetin Ka vetëm një invenstim në turizëm , vetëm 20 milionë euro në ujërat e Banjës. Tek mjedisi nga 1.5 miliardë janë 1.2 miliardë...

Lindita Nikolla: Ndërpritet fjala, mos mu lut fare, nuk është procedurë lexoni rregulloren.

Helidon Bushati flet nga vendi pa mikrofon nuk dëgjohet.

Lindita Nikolla: O zoti Bushati, respekt për kolegët.

seance plenare 10 nentor 2022 helidon bushati lindita nikolla

Sondazh

Poll