Politike

Tenderat sekret në Shëndetësi/ Manastirliu përplaset me Vokshin: Janë denoncime të turpshme, buxheti i 2023 më i larti në histori

Vokshi gjatë fjalës së saj ka përmendur tendera sekretë në Shëndetësi, ndërkohë që Manastirliu i ka quajtur këto si denoncime të turpshme. 

10 Nëntor 2022, 11:01 Nga I.A
Tenderat sekret në Shëndetësi/ Manastirliu përplaset me
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është përplasur ditën e sotme me deputeten demokrate Albana Vokshi. Vokshi gjatë fjalës së saj ka përmendur tendera sekretë në Shëndetësi, ndërkohë që Manastirliu i ka quajtur këto si denoncime të turpshme. Ministrja teksa ka e ka quajtur opozitën si të rublave, nuk ka lënë as pa përmendur shëndetësinë në kohën e PD-së duke theksuar se kjo qeveri e rrënoi Shëndetësinë.    

Manastirliu: Nuk ka fatkeqësi më të madhe se sa aleanca e rublave që të bëjnë thirrje për të hedhur këtë qeveri më dhunë. Kur vjen puna për e shëndetësa, bëni mirë që kërkoni llogari. Por fatkeqësia juaj është se në këtë foltore e përdorni për qëllimet tuaja, jo me kërkesat e popullit. Kur ishit vet në qeveri, nuk ankoheshit për spitalet e rrënuara, nuk ankoheshit për rrogat e mjekëve, nuk ankoheshit për higjenën e spitaleve. Por tani ju kërkoni më shumë, por mirë bëni që kërkoni më shumë se për këtë jeni këtu. Qeveria juaj e dështuar rrënoi shëndetësinë. Buxheti 2023 i shëndetësisë është rritur dhe është më i lartë në historinë krahasur nga 2013 dhe 2022. Sa për tenderat sekret shko pyet te organet kompetente, janë denoncime të turpshme. Mos vini të bëni këtu gjyqtaren, prokuroren e avokaten.

ogerta manastirliu

Sondazh

Poll