Politike

50 vite nga Kongresi i Drejtshkrimit, Rama: Si dashnor i gjuhës shqipe më vjen të qesh që po flas me këtë status...

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se kongresi nuk është ndikuar as nga debatet as nga fakti se ka qenë në patronazhin e pushtetit absolut, por bëri punën e vetë për gjuhën.

10 Nëntor 2022, 10:23 Nga a.l
50 vite nga Kongresi i Drejtshkrimit, Rama: Si dashnor i gjuhës shqipe
Edi Rama ne 50- vjetorin e Kongresit te Drejtshkrimit

TIRANË- Kryeministri Rama tha sot në konferencën për 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit se është "dashnor' i gjuhës shqipe. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se kongresi nuk është ndikuar as nga debatet as nga fakti se ka qenë në patronazhin e pushtetit absolut komunist, por bëri punën e vetë për gjuhën.

"Faktikisht mua më vjen të qesh si dashnor i paepur i gjuhës shqipe me këtë status kryesor që po flas sot këtu, dhe prandaj erdha me kaq dëshirë këtu. Se as mund as dua dhe as kam pse të qaj kur ndjek këtë debatin fantastik ku kongresi i drejtshkrimit i qortohet si një mekat i pashlyeshëm që vë në dikskutim dhe vetë kongresin fakti që u zhvillua nën patronazhin e një pushteti absolut. Po çfarë shoh unë të paktën, i interesuar thashë, si dashnor i paepur i gjuhës shqipe. Në 1879 shoqëria e të shypurit të shkronjave shqip u autorizua dhe veproi nën patronazhin e një monarku absolut, sulltan Abdyl Hamiti i II të cilit iu dhurua ekzemplari i parë i abetares që përpunoi shoqëria. Shoh që kongresi i manastirit në 1908 u zhvillua me lejen dhe nën patronazhin e Valiut xhon turk të manstirit i cili mori pjesë në çeljen solemne të kongresit vlerësoi lëvdatat që kongresistët ia adresuan atij, domethënë Valiut dhe sovranit të madhërishëm të osmanëve. Por kongresi bëri punën e vetë as për Valiun as për sovranin e madhërishëm por për gjuhën",tha Rama.

Tirana kujton 50-vjetorin e standardizimit të gjuhës shqipe. Nga 20 deri në 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë i zhvilloi punimet Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Me këtë rast, institucionet albanologjike në Shkup, Tiranë e Prishtinë po zhvillojnë  një sërë aktivitetesh./Dosja.al

 

edi rama kongresi i drejtshkrimit

Sondazh

Poll